Bota

Davos 2020/ Trump kundërshton Thunberg: Shmangni “profetët e apokalipsit”, Amerika po e mbron ekonominë e saj

Trump ka bërë thirrje që të refuzohen predikimet për apokalipsin dhe gjithçka që ka lidhje me fatkeqësitë natyrore, duke theksuar se SHBA-ja po e mbron siç duhet ekonominë dhe qytetarët e saj.
Featured image of article: Davos 2020/ Trump kundërshton Thunberg: Shmangni “profetët e apokalipsit”, Amerika po e mbron ekonominë e saj Donald Trump/ reuters

ZVICËR– Presidenti amerikan Donald Trump teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davos ditën e sotme ka kritikuar të ashtuquajturit “profetët e apokalipsit” për problemet e klimës.

Trump ka bërë thirrje që të refuzohen predikimet për apokalipsin dhe gjithçka që ka lidhje me fatkeqësitë natyrore, duke theksuar se SHBA-ja po e mbron siç duhet ekonominë dhe qytetarët e saj.

Mediat e huaja kanë shkruar për fjalën e Trump gjatë Forumit të Davos, i cili ka sulmuar menjëherë aktivisten suedeze Greta Thunberg, pasi kjo e fundit në hapje të seancës bëri thirrje për zhdukjen e ‘apokalipsit klimatik’.

“Këta alarmues kanë kërkuar gjithmonë të njëjtën gjë- fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetëve tona”.-është shprehur Trump.

Por pas fjalës së Presidentit Trump, Thunberg nuk dha asnjë koment.

Forumi Ekonomik Botëror është themeluar që prej vitit 1971, i cili synon të bëjë më të mirën për Botën. Prej 49 vitesh ky Forum mbahet në vendin alpin të Zvicrës, në Davos, ku marrin pjesë, politikanë, biznesmenë dhe personazhe të njohur dhe me shumë ndikim në botë.

Burimi: cnbc 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment