Bota

Protestuesit i afrohen Shtëpisë së Bardhë, Trump futet në bunkerin nëntokësor për t’u mbrojtur

Për shkak të protestave masive që po mbahen në Amerikë pas vdekjes së George Floyd, Presidenti Donald Trump është mbrojtur duke u futur në bunkerin nëntokësor në momentin kur protestuesit ju afruan Shtëpisë së Bardhë.
Featured image of article: Protestuesit i afrohen Shtëpisë së Bardhë, Trump futet në bunkerin nëntokësor për t’u mbrojtur Donald Trump

SHBA– Protestat masive në Amerikë pas vrasjes së George Floyd  nuk kanë të ndalur saqë mbrëmjen e djeshme protestuesit janë afruar edhe pranë Shtëpisë së Bardhë për ta sulmuar atë.

Ky fakt ka trembur Presidentin amerikan Donald Trump që ndodhej brenda saj, duke e detyruar që të vendoset  në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë për t’u mborjtur sa më shumë

Mediat e huaja shkruajnë seTrump është futur në bunkerin nëntokësor që mbrëmjen e së premtes kur protestuesit po përplaseshin me policinë, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës së famshme.

Sipas “The New York Times” lideri i Shtëpisë së Bardhë është dërguar në bunker pasi protestuesit i larguan barrikadat afër portave të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së premtes.

Nga ana tjetër  “CNN” shkruan se Presidenti ka qëndruar aty për rreth një orë para se të kthehej në zyrë. Nuk është e qartë nëse atë e kanë shoqëruar bashkëshortja Melania dhe djali Barron.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dhënë asnjë koment mbi raportime të tilla për Trump, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale. Presidenti Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Boëser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.

Ndërkohë Shërbimi Sekret përmes një deklarate tha se policia amerikane e parqeve dhe policia metropolitane e kryeqytetit kanë qenë në vendin e ngjarjes të premten në mbrëmje. Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Burimi: cgtn

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment