Bota

Trump ngre padi ndaj prestigjiozes “New York Times”, për lajmet se Rusia ka ndihmuar në fushatën elektorale

Fushata Trump ka pretenduar në padinë e saj se “The Times” ishte shumë i vetëdijshëm kur publikoi këto deklarata duke ditur se nuk janë të vërteta.
Featured image of article: Trump ngre padi ndaj prestigjiozes “New York Times”, për lajmet se Rusia ka ndihmuar në fushatën elektorale Donald Trump

SHBA– Fushata e Presidentit Donald Trump për vitin 2020 ditën e djeshme përshkallëzoi debatin me median prestigjioze, duke ngritur një padi për shpifje kundër gazetës ‘New York Times’ në të cilën pretendonte se gazeta “me vetëdije publikoi deklarata të rreme dhe shpifëse” për çështjen e  opinionit publik në mars të 2019.

Në një deklaratë, një zëdhënës për ‘The Times’ tha: Fushata Trump u është drejtuar gjykatave të përpiqen të ndëshkojnë një gazetar për atë lajm të “rremë” në ‘New York Times’ për një mendim që ata e gjykojnë të papranueshëm.

“Për fat të mirë, ligji mbron të drejtën e amerikanëve për të shprehur gjykimet dhe konkluzionet e tyre, veçanërisht në lidhje me ngjarjen në fjalë që ka rëndësi publike. Ne mezi presim të përligjim atë të drejtë në këtë rast.”– shtoi zëdhënësi.

Është mësuar se ai lajm është shkruar nga Max Frankel, një ish-redaktor ekzekutiv i ‘The Times’, u titullua “The Real Trump-Russia Quid Pro Quo”. Lajmi u botua në seksionin e opinioneve të The Times, i cili është publikuar nga redaksia.

Pjesa e Frankel argumentoi se “nuk kishte nevojë për një përplasje të detajuar elektorale mes fushatës Trump dhe oligarkisë së Vladimir Putin”.

Frankel kundërshtoi që fushata e Trump dhe Putin “kishin një marrëveshje gjithëpërfshirëse: ndihma e për fushatën kundër Hillary Clinton për quo-në e një politike të re të jashtme pro-ruse, duke filluar me lehtësimin nga sanksionet e rënda ekonomike të administratës së Obamës.

Fushata Trump ka pretenduar në padinë e saj se “The Times” ishte shumë i vetëdijshëm kur publikoi këto deklarata duke ditur se nuk janë të vërteta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si provë mbështetëse, fushata Trump në padinë e saj citoi artikuj të mëparshëm të lajmeve të botuara nga The Times në lidhje me takimin që Donald Trump Jr mori pjesë me një avokat rus në ‘Trump Tower’. Procedimi gjyqësor vuri në dukje se Times ishte siguruar një deklaratë nga Trump Jr., në të cilën ai tha se takimi “nuk dha informacion domethënës”.

Avokati për padinë që ka ngritur Trump është,  Charles Harder, i cili njihet për shënjestrimin e organizatave mediatike dhe ishte avokati në padinë që falimentoi në mënyrë efektive Gaëker, dhe që aktualisht përfaqëson Trump. Padia u ngrit në gjykatën e shtetit të New York.

Ekspertët ligjorë ishin kritikë ndaj padisë së fushatës Trump. Ndërsa  Jeffrey Toobin nga CNN  ka thënë në një email se ishte “plotësisht qesharake si një proces gjyqësor”.

Ndërsa nga  ana e ‘New York Times’ është  thënë se ato lajme janë  plotëisht të rregullta dhe ku të ndaluara për  t’u botuar.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment