Bota

Koronavirusi përhapet edhe në Europë, Trump: Virusi vdekjeprurës është një problem që do të largohet

Trump ndodhet në Indi për një vizitë dy-ditore, ku në takim ai vuri në dukje një zhytje të ekonomisë gjatë këtyre ditëve, por tha se e ardhmja do të ishte më mirë nga sa gjendet sot bota.
Featured image of article: Koronavirusi përhapet edhe në Europë, Trump: Virusi vdekjeprurës është një problem që do të largohet Donald Trump

INDI– Presidenti Donald Trump në një deklaratë të tij për gjendjen kaotike që ka krijuar virusi vdekjeprurës kinez në botë, ka shprehur optimizëm se koronavirusi do të jetë një problem afatshkurtër, i cili nuk do të ketë një ndikim të qëndrueshëm në ekonominë globale.

“Unë mendoj se është një problem që do të ikë.”- tha Trump gjatë një takimi zyrtar ditën e sotme  në kryeqytetin e Indisë, Neë Delhi.

Trump ndodhet në Indi për një vizitë dy-ditore, ku në takim ai vuri në dukje një zhytje të ekonomisë gjatë këtyre ditëve, por tha se e ardhmja do të ishte më mirë nga sa gjendet sot bota.

“Gjëra të tilla ndodhin dhe ju i keni ato në biznesin tuaj gjatë gjithë kohës. Nuk kishte të bënte me ju. Ishte një burim i jashtëm.”- tha Trump.

Ndërkohë Trump vijoi gjatë takimit duke pretenduar se Amerika i ka mbyllur kufijtë me çdo vend ku tashmë është përhapur virusi, por kryesisht me Kinën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne jemi duke parë me shumë kujdes. Ne kemi fat deri tani dhe mendojmë se do të mbetet ende në këtë gjendje.”-shtoi Trump duke folur për Amerikën.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë e gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri për, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment