Politike

“S’jemi të mbrojtur”/ Tritan Shehu: Rreziku nga Koronavirusi qëndron, karantinat të mos bëhen publike

Shehu tha se pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe s’mund të prekemi direkt, rreziku ende qëndron.
Featured image of article: “S’jemi të mbrojtur”/ Tritan Shehu: Rreziku nga Koronavirusi qëndron, karantinat të mos bëhen publike Tritan Shehu

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu foli për situatën e koronavirusit ku deklaroi se Shqipëria nuk është e mbrojtur. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Open, Shehu tha se pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe s’mund të prekemi direkt, rreziku ende qëndron. Sipas Shehut vendi i karakatinave nuk duhet të bëhet publik.

‘Është e vërtetë ajo që kolegët e mi thanë pak më herët. Jemi një vend vogël dhe nuk ka shumë mundësi të prekemi direct, por rreziku qëndron.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo nuk na bën të mbrojtur. Rreziku qëndron sepse virusi është përhapur shumë. Prandaj nuk bie dakort që vendi i karakatinave të mos bëhet publik. Duhen publikuar masat që po merren. Kolegët nuk duhet të kalojnë në propagandë politike- tha Shehu.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1361  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një në Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  60 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment