Bota

Sulm terrorist në Burkina Faso, vdesin 20 persona në një treg bagëtish

Sipas mediave të huaja ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi tragjik, ku mbetën të vrarë të paktën 20 njerëz.
Featured image of article: Sulm terrorist në Burkina Faso, vdesin 20 persona në një treg bagëtish Foto ilustruese

BURKINA FASO- Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur në Burkina Faso, pasie njkë grup me persona të  armatosur qëlluan me armë zjarri në një treg bagëtish.

Sipas dëshmitarëve, personat e armatosur sulmin e kryen nga një motoçikletë, duke qëlluar pa ndalim në tregun e  mbushur me shumë  njerëz.

Sipas mediave të huaja ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi tragjik.

Kujtojmë se Burkina Faso po përballet me një rritje të dhunës xhihadiste dhe përplasjeve ndërmjet komuniteteve gjatë muajve të fundit.

Shpërthimi i dhunës ka detyruar qindra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Harta

Ndërsa ditën e premte të paktën 15 njerëz u vranë kur militantët e dyshuar islamikë sulmuan një grup tregtarësh afër kufirit me Malin.

Krerët e grupit G5 të rajonit Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Nigeri, Mali, Mauritania dhe Çadi, gjatë samitit që është mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, bën thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kërcënimin nga militantët islamikë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment