Aktualitet

Tragetit në Vlorë nuk iu bë servisi/ Drejtuesit italianë: Firma ‘Delfini’ e licensuar

Në një deklaratë për mediet, bëhet me dije se anija ‘Sant Damian’ dorëzon mbetje në firmat e autorizuara, siç ishte dhe rasti i firmës “Delfini” në Vlorë. Sipas tyre, firma shqiptare është e licensuar nga autoritetet.
Featured image of article: Tragetit në Vlorë nuk iu bë servisi/ Drejtuesit italianë: Firma ‘Delfini’ e licensuar Trageti i sekuestruar

VLORË- Pas bllokimit të tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, në të cilën kishte thuhet se kishte një ngarkesë me mbetje të rrezikshme, të cilat do të futeshin në vendin tonë, vjen edhe një reagim drejtuesit italianë të mjetit.

Në një deklaratë për mediet, bëhet me dije se anija ‘Sant Damian’ dorëzon mbetje në firmat e autorizuara, siç ishte dhe rasti i firmës “Delfini” në Vlorë. Sipas tyre, firma shqiptare është e licensuar nga autoritetet.

Ndërsa prokuroria nga verifikimet e kryera, mësohet të ketë dalë në rezultatin që nuk është bërë asnjë remont apo servis në traget.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

DEKLARATA E PLOTË: 

Si te gjitha anijet e tjera edhe Santa Damina dorezon mbetjet firmave te specializuar dhe te autorizuara nga autoritete te ndryshme lokale. Firma Delfini e autorizuar nga porti i Vlorës dhe autoroitete shqiptare eshte e licencuar per keto trajtimesh dhe ka nje kontrate te rregull me tragetin San Damian. Ashtu sikurse vepron edhe anija Prince dhe shume anije te tjera qe ankorohen ne Portin e Vlores. Ashtu sikurse edhe Petrolifera dorezon mbetjet per perpunim. Firma Delfini sapo dorezon mbetjet i jep anijes edhe nje kopje te dokuemtit ku ka te shenuar sasine e mbetjeve te dorezuara. Dokumetit i bashkagjintet nje tjeter dokument, i cili vlen per kontrollin e te gjitha kapitenerive te botes.

Mbrëmjen e djeshme u kap një furgon me mbetje kancoregjene, i cili po tentonte të futej në Shqipëri përmes portit të Vlorës.Gjashtë persona kanë rënë në pranga, pasi po tentonin të fusnin në Shqipëri fibra kancerogjene të quajtura ndryshe, si Amiant. Ata janë kapur në Vlorë, ku sipas njoftimit zyrtar po fusnin në Shqipëri një sasi të konsiderueshme amianti, e cila është një lëndë kancerogjene.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment