Rajoni

Dokumentet e FBI-së: Tito u zhduk në 1937, Jugosllavia u drejtua nga një agjent rus

Më 20 prill të vitit 1955, Marijan John Markul hyri në zyrën e FBI-së në Los Angeles dhe tregoi një histori tronditëse. Njeriu që asokohe e prezantoi veten si Marshall Josip Broz Tito nuk ishte në të vërtetë ai, por një agjent rus që supozoi identitetin e Titos pasi Josip Broz u zhduk në Rusi në 1937. Kështu thuhet në raportin e FBI-së nga fillimi i majit 1955, ka shkruar gazeta e përditshme "Kurir".
Featured image of article: Dokumentet e FBI-së: Tito u zhduk në 1937, Jugosllavia u drejtua nga një agjent rus Tito

SHBA– Raportet sekrete të FBI në vitet 50 u hapën dhe u publikuan së fundmi për publikun. Marijan Markul lindi në Livno më 1909. Ai u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1936 dhe e mori nënshtetësinë në vitin 1944 pasi ai shërbeu në Ushtrinë amerikane për dy vjet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Raporti thotë se nuk ishte e sigurt nëse  informaci ishte i saktë, por thoshte se ai pretendonte se ishte “një socialist dhe donte të jepte informacione që mund të ishin të rëndësishme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara”.

Raporti për takimin e agjentëve të FBI me Markul thekson se Markul vizitoi Jugosllavinë në 1953 dhe se ai u takua me Titon në dy raste. Takimi i parë zgjati rreth një orë, dhe me atë rast ai vuri në dukje se Marshal Tito kishte pesë gishta në secilën dorë.

Nga ana tjetër Markul, Tito i vërtetë kishte humbur gishtin e mesëm dhe atë tregues të dorës së majtë, duke shtuar se Tito që takoi në vitin 1953, ishte i mirë-arsimuar dhe luante shkëlqyeshëm në piano. Nga ana tjetër, ai tha se Tito i vërtetë ishte i paarsimuar, dhe me aq sa dinte Markul, ai nuk dinte të luante në piano.

Ndër të tjera, Markul pohoi se Josip Broz i vërtetë ishte i gjatë rreth 180 centimetra, ndërsa Tito “i rremë” ishte vetëm 160 cm i gjatë. Markul theksoi gjithashtu se njeriu që në vitet 1950 e paraqiste veten si Tito, fliste me një ton butë me një theks të lehtë rus. Por që Tito i vërtetë, e kishte tonin e zërit më të fortë, dhe një të folur të rrjedhshme të serbo-kroatishtes.

Markul deklaroi se Tito i vërtetë ishte i sëmurë, pasi ai vuante nga Tuberkulozi, dhe ishte zhdukur në Rusi në vitin 1937. Ai nënvizoi gjithashtu se në fund të viteve 1920, kishte biseduar me Titon e vërtetë në Jugosllavi, dhe ishte takuar me të në Paris në vitet 1935 dhe 1936, duke shtuar se ishte i bindur se pikërisht ai njeri ishte Josip Brozi i vërtetë.

Pasi takoi Marshallin në vitin 1953, Marijan vizitoi motrën e tij të martuar në Zagreb. Ata zhvilluan një bisedë mbi çështjen nëse udhëheqësi aktual i Jugosllavisë ishte Tito i vërtetë, dhe në fund ranë dakord se ai nuk ishte. Bashkëshorti i motrës, Boris Goriç, i pohoi se nuk ishte i sigurtë mbi identitetin e Titos, dhe se kjo gjë përflitej në të gjithë Jugosllavinë.

Ndër të tjera në raport thuhet se motra e tij dhe burri i saj, nuk besonin se në krye të Jugosllavisë ishte Josip Broz Tito i vërtetë. Ata nisën të dyshojnë për këtë gjë që në vitin 1937, kur dëgjuan zërin e tij në radio, dhe panë një ndryshim të theksit. Markul pretendoi ndërkohë se edhe babai i tij Ivani, e njihte Titon e vërtetë, pasi ata punonin në të njëjtin qytet. Ai pranonte se bëhej fjalë për 2 njerëz të ndryshëm.

Gjithashtu Markul e takoi edhe për të dytën her Titon në vitin 1953 në Zagreb. Këtë herë Marijan dhe gruaja e tij Ingrid, u injoruan nga Marshalli. E pas kësaj pritje të ftohtë nga Marshalli, Markul bisedoi për disa orë me rradhë me Aleksandër Rankoviçin, për të cilin ai pretendoi se ishte në të vërtetë njeriu më i plotfuqishëm i Jugosllavisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat  e huaja shkruajnë se Rankoviç dhe Markul, kishin qenë bashkë në burg në fund të viteve 1920, për shkak të angazhimit të tyre në grevat e sindikatave, dhe gjatë asaj kohe ata ishin bërë miq të ngushtë. Për këtë arsye, Markul i tha hapur Rankoviçit se ai e dinte që Tito që ndodhet në dhomën ngjitur, nuk ishte ai i vërteti.

Markul tha për agjentët e FBI-së se sipas mendimit të tij, autoritetet jugosllave po bashkëpunonin fshehurazi me Bashkimin Sovjetik, dhe se kjo gjë më vonë do të bëhej e qartë për të gjithë. Ndërkojhë ai shprehu bindjen e tij, se nëse dëshironin autoritetet sovjetike, mund ta hiqnin qafe shumë shpejt Titon.

Në deklarantën e tij Markul shtoi se mund të rikonfirmoheshin nga Zivko Topaloviç, që banonte në Francë. Sipas Markul, Topaloviç e njihte Titon e vërtetë, dhe ky ishte motivi që autoritetet jugosllave e dënuan me 20 vjet burg. Dhe kjo ishte arsyeja pse ai u arratis në Francë. Topaloviç besonte se personi që e prezantonte veten si Tito, ishte në fakt gjenerali rus Nikolai Lebedev.

Markul besonte se qeveria jugosllave, bënte gjoja sikur po përplasej me Bashkimin Sovjetik, vetëm që të merrte ndihma nga Shtetet e Bashkuara, dhe se në fakt midis 2 vendeve nuk kishte pasur kurrë një përçarje të vërtetë. Markul shtoi se njeriu që e paraqiste veten si Tito, ishte në të vërtetë një agjent rus tërësisht besnik ndaj Moskës.

Markul dëshmoi se kishte qenë disa vite në Rusi, por tashmë ai pretendonte se kishte parë shumë nga agjentët rusë në rrugët e Jugosllavisë. Në vitin 1930, ai shkoi në Rusi ku mendoi se shoqëria atje ishte më idealja për të jetuar. Por shumë shpejt u arrestua dhe internua pasi nuk arriti të plotësojë kuotat në punë.

Mësohet se ai u ka thënë agjentëve amerikanë të FBI-së, se u arratis nga Rusia 3 vjet më vonë nëpërmjet Siberisë.

‘Markul pretendon se autoritetet jugosllave shtirren sikur kanë mosmarrëveshje me Bashkimin Sovjetik, në mënyrë që të marrin ndihma financiare nga SHBA, dhe se në fakt nuk ka ndonjë përçarje të vërtetë midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.’- thuhet në dokumentin e FBI-së amerikane.

Burimi: global-politics.eu

 A.C/Dosja.al

Shto Koment