Aktualitet

Koronavirusi/ Nga boshatisja e marketeve te transporti publik, si duket Tirana sot

Paniku i shkaktuar nga koronavirusi tashmë është më i lartë. Me hyrjen e virusit në Shqipëri janë shtuar edhe masat e marra nga qeveria ndërsa qytetarëve u është kërkuar të tregohen më të kujdesshëm.
Featured image of article: Koronavirusi/ Nga boshatisja e marketeve te transporti publik, si duket Tirana sot Pamje nga Tirana sot

TIRANË– Gazetari Maksi Rama raporti për “ABC News”, situatën e ditës së sotme në Tiranë.

Gazetari tha gjatë ditës së sotme transporti publik urban ka shumë pak pasagjerë. Thuasje të gjithë drejtuesit ishin të pajisur me maska. “Nëse do të ishte një ditë e zakonshme, urbani do të ishte i tejmbushur”.

Ka mjaft kalimtarë që zgjedhin të ecin në këmbë për të shmangur kontakte me njerëzit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Gjithashtu javët më parë kishte një dyndje të lartë të qytetarëve për të blerë maska, ndërsa gjatë ditës së sotme nuk vihet re një pajisije e lartë e qytetarëve me maskat higjenike”, raportoi gazetari.

Marrë nga abcnews.al

Shto Koment