Rajoni

Thaçi: Njohjen reciproke me Serbinë e realizon vetëm dyshja e SHBA, Donald Trump dhe Richard Grenell

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij do të përmbyllet me njohje reciproke vetëm nëse udhëhiqet nga dyshja e SHBA, Presidenti Donald Trump dhe ambasadori Richard Grenell.
Featured image of article: Thaçi: Njohjen reciproke me Serbinë e realizon vetëm dyshja e SHBA, Donald Trump dhe Richard Grenell Hashim Thaçi, President i Kosovës
Përditësuar:

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një reagim në profilin e tij në Facebook është shprehur i sigurt dhe duke besuar fort në udhëheqjen e dy personave kyç në procesin e dialogut me Serbinë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij do të përmbyllet me njohje reciproke vetëm nëse udhëhiqet nga dyshja e SHBA, Presidenti Donald Trump dhe ambasadori Richard Grenell.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”, thotë Thaçi

Më tej në ragimin e tij, Presidenti i Kosovës shkruan se “nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i Kosoves këtë reagim e ka bërë edhe si kundërpergjigje ndaj kreut të sapozgjedhur të ekzekutivit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që qeveria e tij të ketë rol kryesor në dialog.

(R.G. Dosja.al)

Një Koment në “Thaçi: Njohjen reciproke me Serbinë e realizon vetëm dyshja e SHBA, Donald Trump dhe Richard Grenell

  1. Kete ceshtje sa i perket recprcitetit e ka ne dore Rusija ,nese Rusija nuk bie dakord ateheri Serbija nuk mund te bej asgje,vetem mund te ndodhe neqoftese perendimi bien dakord per aneksimin e krimes ateheri mund te njihet Kosova,Serbija gjendet tash ne dy karige tja kthen shpinen Rusis esht nji gje sikur vetvrasje,pra mos folni fjale pa kryp se reciprociteti nuk dote ndodh askur.

Shto Koment