Bota

Antarktida thyen rekordin e temperaturave, termometri shënon 20,75 gradë celcius në ishull

Kontinenti gjithashtu shënoi një rekord javën e kaluar, me një regjistrim të temperaturës prej 18.3 gradë celcius në gadishullin Antarktid.
Featured image of article: Antarktida thyen rekordin e temperaturave, termometri shënon 20,75 gradë celcius në ishull Pamje nga akullnajat në Antarktidë

ANTARKTIDË-  Në Antarktidë temperaturat kanë theyer rekord, duke tejkaluar 20 gradë celcius për herë të parë. Studiuesit regjistruan një temperaturë prej 20,75 gradë në një ishull larg bregdetit të kontinentit. Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer ka thënë për AFP se: Kurrë nuk kishin parë një temperaturë të lartë në Antarktidë.

Por ai paralajmëroi që temperatura, e regjistruar në 9 shkurt, ishte vetëm një lexim dhe jo pjesë e një grupi të të dhënave afatgjata. Kontinenti gjithashtu shënoi një rekord javën e kaluar, me një regjistrim të temperaturës prej 18.3 gradë celcius.

Ky regjistrim i fundit është bërë në një stacion monitorimi në ishullin S eymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në të njëjtin gadishull, në pikën më veriore të kontinentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne nuk mund ta përdorim këtë për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen. Është një pikë e të dhënave, është thjesht një sinjal se diçka ndryshe po ndodh në atë zonë.”- tha ai.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment