Politike

Presidenca ngre Task Forcë për koronavirusin: Ftojmë qytetarët që nuk marrin trajtimin e duhur të na kontaktojnë

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi sqaron edhe rolin që do të ketë kjo task forcë e drejtuar nga ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.
Featured image of article: Presidenca ngre Task Forcë për koronavirusin: Ftojmë qytetarët që nuk marrin trajtimin e duhur të na kontaktojnë Tedi Blushi

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp theksoi faktin se në institucionin që drejton është ngritur një Task Force nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi sqaron edhe rolin që do të ketë kjo task forcë e drejtuar nga ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Me poshtë Presidenca jep edhe numrat përkatës dhe një adresë emaili për qytetarët që kanë nevojë.

POSTIMI I PLOTË I TEDI BLUSHIT:

Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

📌 Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

📌 Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

📌 Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

📌 taskforce@president.al

Si dhe në dy numrat celularë:

📱+355693435861

📱+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

Pak më herët, Presidenti Meta u bëri apel qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm, ndërsa shtoi se çdo neglizhencë do të ishte e rrezikshme për familjen dhe shoqërinë e gjithsecilit.

Deklarata e zëdhënësit të Metës vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë në Shqipëri, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anulojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment