Politike

Reforma për Zgjedhoren/ Balla zotohet: S’ka patur kulisa, PD-ja ndryshoi 180 gradë.

Balla tha se kthesën e ka bërë PD-ja, madje e quajti “ndryshim 180 gradë”. Ai mohoi të ketë patur “deal” (marrëveshje të fshehtë) mes palëve para se të organizohej tryeza.
Featured image of article: Reforma për Zgjedhoren/ Balla zotohet: S’ka patur kulisa, PD-ja ndryshoi 180 gradë. Taulant Balla

TIRANË– Sot doli ‘tym i bardhë’ në Pallatin e Kongreseve. Palët politike pas rreth 1 viti debatesh e konfliktesh ranë dakord që ta bëjnë sëbashku reformën zgjedhore. Por si u arrit të uleshin në tryezë përpaqësuesit e opozitës me “të akuzuarin” Gjiknuri, vetëm një ditë pasi gjykata pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës?!

Kjo është pyetja që shtrohet gjerësisht në media, dhe për këtë u pyet numri II i PS-së Taulant Balla, i ftuar pasditen e sotme në studion e “Abc Neës”.

Balla tha se kthesën e ka bërë PD-ja, madje e quajti “ndryshim 180 gradë”. Ai mohoi të ketë patur “deal” (marrëveshje të fshehtë) mes palëve para se të organizohej tryeza. Ai u zotua në studion e Abc-së, duke u shprehur: “Nëse do të kishte kulisa unë s’do merresha më me këtë profesion”.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo, nëse reforma zgjedhore do të votohet nga ky parlament, Balla tha prerazi: Po!

“Reforma zgjedhore është bërë gjithmonë me konsensus të partive politike, edhe opozita parlamentare është pjesë e këtij diskutimi. Duhen 84 vota për ta miratuar reformën. Procedura parlamentare e involvon kimisionin e reformës që ta kalojë fillimisht draftin e dakordësuar e më pas votimi në parlament. Pra do votohet nga ky parlament që kemi nga mazhoranca dhe besoj edhe nga opozita parlamentare. ndërsa opozita parlamentare besoj do ta ketë rikhimin në kuvend, përmes procesit të zgjedhjeve në 2021”, u shpreh ai.

Xhafo: Flitet për prapaskena, apo marrëveshje të fshehta sepse tryeza vjen një ditë pasi gjykata pushoi çështjen e lobimit?

Balla: Nuk është aspak e vertete kjo që mund të jetë një marrëveshje, apo lëshim. Unë jam sekretari i përgjithshëm dhe kreu i grupit të PS, kam qenë personi që kam ngritur kallëzimin penal për këtë çështje. Sa i përket çështjes së lobimit, mund të them se ende sistemi i drejtësisë ka prokurorë dhe gjyqtarë të cilët nuk e kanë kaluar testin e vettingut.

“PD nuk ka deklaruar shpenzimet dhe sot pas dy vitesh hetime dhe 2 orëve vendim e verteta nuk ka dalë. Pse nuk u lejua nga gjykata që të vinte të dëshmonte Nikolas Muzin? Nga kush janë paguar mbi 600 mijë USD për lobimin e PD-së në SHBA?”

Sipas tij, anëtarë të KÇK-së i dhanë pafajësinë Lulzim Bashës.

I pyetur nga Endri Xhafo nëse ka patur presion nga ndërkombëtarët për tu ulur në tryezë, ai tha se “qendrimet e SHBA dhe BE kanë qenë publike për të nxitur këtë lloj dialogu. Nuk është sekret”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, Balla shtoi se: “opozita joparlamentare ka reflektuar për gabimet e 2019 duke kuptuar se në demokraci funksionale pa u ulur në tryezë nuk ka zgjidhje”.

Xhafo: Si do funksionojë puna e komisionit dhe tryezës 4-she?

Balla: Në ligjin zgjedhor do të reflektohen të gjitha sugjerimet e bëra nga OSBE/ODIHR për tre palë zgjedhjet e fundit, por edhe rekomandimet e Bundestagut. PD-ja i është kthuer rrugës së arsyes, ndërsa ne s’kemi ndryshuar qendrim. Kemi një rishikim, ndryshim në 180 gradë, në qasjen e opozitës ndaj institucioneve shtetërore, kushtetuese.

Të gjithë aktorët e rëndësishsëm vendimmarrës, mazhoranca, opozita parlamentare dhe joparlamentare kanë krijuar një mekanizëm që përmbledh këndvështrimit e palëve.

Për ta shpjeguar më qartë për qytetarët, kodi zgjedhor do të bëhet sipas modeleve europiane. Do të kemi administratë zgjedhore të depolizituar, që do të merren nga shërbimi civil dhe do të bëhen administrator zgjedhor. Sigurisht do të forcohet ligji dhe do të ketë penalitete të ashpra për shkelësit e ligjit. Pra sunojmë të shkojmë drejt një modeli të pakontestuar zgjedhor. Ai theksoi se këto ndryshime duhet të miratohen deri më 15 Mars të këtij viti, sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR.

Xhafo: Numërimi do të bëhet pranë KZAZ-ve?

Balla: Këto janë detaje teknike që do vendosen rrugës, por besoj se do ruhet modeli që kemi për 90 KZAZ në vend.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

Shto Koment