Aktualitet

Moti i keq përfshin vendin/ Task Forca Rrugore thirrje qytetarëve: Udhëtoni brenda normave të lejuara të qarkullimit

Si pasojë e ngricës dhe dëborës, janë regjistruar edhe aksidente rrugore.
Featured image of article: Moti i keq përfshin vendin/ Task Forca Rrugore thirrje qytetarëve: Udhëtoni brenda normave të lejuara të qarkullimit Foto nga qarqet e ndryshme të vendit

TIRANË- Moti i keq ka përfshirë sot të gjithë territorin e vendit tonë, duke shënuar ulje të ndjeshme të temperaturave, si dhe reshje dëbore në disa qarqe të vendit. Si pasojë e ngricës dhe dëborës, janë regjistruar edhe aksidente rrugore. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar Task Forca e Transportit Rrugor, ku përsmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, u bën thirrje drejtuesve të transportit të udhëtarëve të tregojnë kujdes dhe të qarkullojnë brenda normave të lejuara.

Postimi i plotë i Task Forcës së Transportit Rrugor:

SENSIBILIZIM

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke marr shkas nga situata e rënduar e terrenit, Task Forca e Transportit Rrugor bën thirrje për të pasur kujdes çdo Operator transporti udhëtarësh / Operator transporti mallrash në lidhje me sigurinë rrugore. Terreni i lagësht dhe i akullt krijon vështirësira për qarkullimin e mjeteve të të gjitha llojeve. Mendoni edhe për udhëtarët, ata kanë të drejtë të udhëtojnë të sigurt. Mundohuni të qarkulloni brenda normave të qarkullimit rrugor! Udhëto i Sigurt!

Në vend rikthehet i ftohti polar. Në qarqet si Korçë, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Tiranë kanë nisur reshjet e dëborës që prej orëve të para të ditës së sotme. Në Tiranë është zbardhur nga dëbora mali i Dajtit. Që nga dita e sotme, temperaturat minimale në vendet malore do të shkojnë deri në -10 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment