LIVE UPDATES
Politike

‘Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave’/ PD: Spektakli me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fo

22 Shkurt 2020, 09:38 Nga DOSJA
‘Shqipëria në listën gri të pastrimit të

TIRANË– Partia Demokratike deklaroi sot se Shqipëria është vendosur në listën gri të pastrimit të parave nga Moneyval, institucioni që merret me shqyrtimin e vendeve ku pastrohen paratë.

Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku PD thekson se këtij pushteti i mungon ky vullnet sepse siç është vërtetuar ai është i lidhur drejtpërdrejt me pastrimin e parave. “Spektakli politik me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fortëve që më pas shpallen të pafajshëm, është pastrim figure dhe jo luftë ndaj krimit.” shkruan Tabaku përmes një postimi në facebook.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku:

Shqiperia ne listen gri te pastrimit te parave!

Fatkeqësisht dje Shqipëria është vendosur në zonën gri nga Moneyval, institucioni që merret me shqyrtimin e vendeve ku pastrohen paratë. Jemi vendi i vetëm në Europë që jemi përfshirë në këtë listë dhe kjo tregon që mekanizmat dhe vullneti politik për të luftuar paratë e pista mungon.

Afërmendsh, milionat që shpenzohen sa nga ndërtimi e në fusha të tjera, droga që qarkullon në vend që prej shtatë vitesh me një volum qindra herë më të lartë, siç raporton edhe Guardia Di Finanza, janë prova të qarta.

Lufta kundër pastrimit të parave të pista ka qenë një nga kauzat që PD ka ngritur që në fillim duke kërkuar angazhim serioz kundër një prej krimeve ekonomike më vdekjeprurëse për ekonominë, punësimin dhe shoqërinë.

Këtij pushteti i mungon ky vullnet sepse siç është vërtetuar ai është i lidhur drejtpërdrejt me pastrimin e parave. Spektakli politik me zyrtarë të kamufluar që thërrasin emrat e të fortëve që më pas shpallen të pafajshëm, është pastrim figure dhe jo luftë ndaj krimit.

Shqipëria është në ditë të vështirë, shqiptarët janë viktima të një keq qeverisje me dashje. Ne nuk meritojmë një vend të prapambetur dhe çerdhe e pastrimit të parasë.

Prandaj PD ka propozuar një ligj që do të luftojë deri në fund logjikën e sotme të ekonomisë së pastrimit të parave. Ligji Anti-mafia do të luftojë jo vetëm oligarkinë për ta çliruar tregun nga duart e oligarkëve por edhe do të mundësojë luftën ndaj pastrimit të parave. Me parimin ndiq paranë ne do të mundësojmë sekuestrimin  e aseteve të vendosura nga krimi i organizuar , do të luftojmë në çdo ind të ekonomisë krimin ekonomik dhe të vendosim përpara drejtësisë fajtorët.

Ne, nuk do të ndërtojmë një infrastrukturë që do të justifikojë pasurinë e të inkriminuarve. Përundrazi do të angazhojmë gjithë fuqinë e shtetit për të evidentuar dhe dënuar ata që sot po pastrohen në rrugë antiligjore nga qeveria.

Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Lajmi u dha nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku pastrimi i parave ne shqiperi jorida tabaku pastrimi i parave ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni