Bota

E vërteta e studimit të Oksfordit: COVID-19 mund të ketë prekur gjysmën e popullsisë së Britanisë

Britania e Madhe ka treguar se po merr masa të forta  për menaxhimin e situatës së koronavirusi pasi dhe nurmi i viktimave është rritur, por sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit mësohet se COVID- 19 mund të ketë infektuar shumë më tepër njerëz Britani sesa janë raportuar, apo vlerësuar më parë nga shkencëtarët.
Featured image of article: E vërteta e studimit të Oksfordit: COVID-19 mund të ketë prekur gjysmën e popullsisë së Britanisë

BRITANI– Në bazë të këtij studimi me shumë gjasa është prekur më shumë se gjysma e popullsisë.

Ndërkohë nëse vërtet rezultatet konfirmohen, tregojnë të paktën 1 në një  mijë prej atyre të infektuar me virusin sëmuren rëndë aq sa e kanë të nevojshme për t’u shtruar në spital, deklaroi Sunetra Gupta, profesoreshë e epidemiologjisë teorike, e cila ishte në krye të studimit. Shumica dërrmuese kanë simptoma shumë të lehta ose pothuajse nuk shfaqin asnjë prej tyre.

“Ne duhet që menjëherë të fillojmë anketimet serologjike në shkallë të gjerë  testimin e antitrupave për të vlerësuar se në cilën fazë të epidemisë jemi tani”, tha ajo.

Në këtë studim tregohet se Covid-19 ka arritur në Angli që prej mesit të janarit. Ashtu si shumë infeksione në zhvillim, ky virus u përhap në mënyrë të padukshme e të menjëhershme për më shumë se një muaj deri sa u konfirmuan zyrtarisht shifrat e para në Britaninë e Madhe në fund të shkurtit.

Studimi i Oksfordit e sheh në një këndvështrim shumë të ndryshme nga epideminë nga modelimi i Imperial College London, që ka  ndikuar fuqimisht politikën e qeverisë.

“Jam e habitur që ka pasur një pranim të tillë të pakualifikuar të modelit të Imperial-it.”- ka thënë Prof Gupta.

Megjithatë ajo kritikoi qeverinë për vonesën e izlomimit të vendit në mënyrë që të frenohej përhapja virale, sepse saktësia e modelit të Oksfordit akoma nuk është konfirmuar, pasi edhe nëse është e saktë, distancimi shoqëror do të ul numrin e pacientëve të që sëmuren rëndë dhe do të lehtësojë trysninë e madhe ndaj Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë gjatë kulmit të epidemisë.

Studimi bazohet në “modelin e dyshimit-infektimit-kurimit” të Covid-19, që është krijuar nga raportimet e rasteve të reja dhe vitkimave nga Anglia dhe Italia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Modelimi nxjerr në pah sërish “imunitetin e tufës”, ideja që virusi do të ndalojë përhapjen e tij kur një numër i konsiderueshëm njerëzish të kenë krijuar rezistencë ndaj tij, pas infektimit.

Ndërkohë rezultatet e Oksfordit tregojnë se vendi ka fituar imunitet të konsiderueshëm përmes përhapjes së panjohur të Covid-19 për më shumë se dy muaj. Nëse gjetjet konfirmohen me anë të testimit, atëherë kufizimet aktuale mund të hiqen shumë më shpejt nga sa kanë thënë ministrat.

Nga ana tjetër disa ekspertë kanë hedhur dyshime mbi forcën dhe kohën që do të reagoje imuniteti i njeriut ndaj virusit.

Prof Gupta tha se provat e dala së fundmi e bëjnë atë të sigurt se njerëzimi do të ndërtojë imunitetin e tufës kundër Covid-19.

“Për të siguruar provat e nevojshme, grupi i Oksfordit po punon me kolegë në Universitetet e Kembrixhit dhe Kentit për të filluar testimin e antitrupave në popullatën e përgjithshme sa më shpejt që të jetë e mundur, duke përdorur analizat e specializuara të neutralizimit të cilat japin të dhëna të besueshme për imunitetin mbrojtës.”- ka deklaruar Gupta.

Burimi: ft.com 

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment