Aktualitet

Vrasja e studentes në Rodos/ Greku e shqiptari dëshmojnë sërish në gjyq, shoku i Lucës nxjerr gishtin e mesit para medieve (FOTO)

Gjatë seancës, greku nuk ishte shumë bashkëpunues, ndërsa shqiptari ka bashkëpunuar me autoritetet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Featured image of article: Vrasja e studentes në Rodos/ Greku e shqiptari dëshmojnë sërish në gjyq, shoku i Lucës nxjerr gishtin e mesit para medieve (FOTO) Viktima dhe dy të akuzuarit për vrasjen e saj

GREQI– Prej muajsh vazhdon gjyqi në Rodos të Greqisë, në ngarkim të një greku dhe një shqiptari, të akuzuar për vrasjen e studentes së re helene Eleni Topaloudu, më 27 nëntor të vitit 2018.

20-vjeçarja dyshohet se është përdhunuar dhe më pas vrarë nga dy të rinjtë. Krimi makabër u pa me vëmendje nga ana e oficerit të Krimeve të Rënda Thomas Zova. Ky i fundit shprehet se studentja u gjet e hedhur në lumë, ndërsa sendet e saj janë gjendur të shpërndara në vende të ndryshme. Ajo u gjet në mënyrë të tmerrshme, me të mbathura të grisura.  shkruajnë mediat e Greqisë.

Greku duke nxjerrë gishtin e mesit 

Gjatë seancës, greku nuk ishte shumë bashkëpunues, ndërsa shqiptari ka bashkëpunuar me autoritetet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Në mediat greke janë publikuar fotot provokative të grekut, i cili bën shenjën me gishtin e mesit, edhe pse me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët.

Si ndodhi krimi që i mori jetën Elenit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, të dy djemtë e përdhunuan. Pasi kryen aktin, vajza i kërcënoi se do t’i denonconte në Polici dhe për ta ndaluar ata e qëlluan me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar hemoragji cerebrale. Më pas ata e lidhën dhe e hodhën në det nga një shkëmb 10 metra i lartë. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

Por jeta e shthurur e shqiptarit nuk nis vetëm me akuzat për 21-vjeçaren. Ai është akuzuar se ka përdhunuar tre vajza të tjera, njëra prej të cilave me aftësi të kufizuara. Pas akuzave të njëpasnjëshme, lajmi vajti edhe në burgun ku mbahej i mbyllur shqiptari, i cili u dhunua nga të burgosurit e tjerë deri sa humbi ndjenjat.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment