Showbiz

“Pse mërziteni, ke dalë e nderuar”, Stresi i kundërpërgjigjet Kejsit, në mbrojtje të Roza Latit: Bravo që personalizove shushunjat që ta fusin (FOTO)

Stresi i ka dalë në mbrojtje Roza Latit, pas kritikave të forta nga ish-gruaja e tij Kejsi.
Featured image of article: “Pse mërziteni, ke dalë e nderuar”, Stresi i kundërpërgjigjet Kejsit, në mbrojtje të Roza Latit: Bravo që personalizove shushunjat që ta fusin (FOTO) Moderatorja, Roza Lati dhe reperi, Stresi.

TIRANË– Me sa duket gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë, mes Kejsit dhe Stresit. Pas daljes së tij publike tek emisioni i Roza Latit “WhyNot?” dhe skenës së turpshme të inskenuar në hotel, Kejsi pati një reagim të ashpër ndaj moderatores, pasi pretendonte se i është cënuar privatësia (Lexo këtu). Por, lidhur me këtë ka reaguar vetë reperi, i cili i ka dalë në mbrojtje Roza Latit.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Stresi ka shkruar disa rreshta lidhur me emisionin e mbrëmshëm, duke theksuar se ai ka dali i pastër nga gjithë kjo ironi, ndërsa i thotë ‘bravo’ Rozës për skenën e inskenuar.


“Pse merziteni? Ju keni dal te nderuar nga ky emision. Dhe une gjithashtu kam dal shume i paster nga kjo ironi.
Shoë eshte Shoë. Gjithmone vipat e hajn kafshaten me te forte. Taksa qe paguajme ne te famshmit, eshte gjithmone thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza qe personalizove gjithe kto shushunjat qe per nje miresjellje, te hipin ne qafe dhe ta fusin madje.
Ndiqni emisionin e plote,”- shkruan Stresi në rrjete sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme në “WhyNot?”, Roza Lati dhe Stresi kanë vendosur të realizojnë një skeç, duke inskenuar pjesën kur Stresi është arrestuar në befasi nga efektivët e policisë, rreth një vit më parë. Të gjendur në një dhomë hoteli, Roza Lati nën rolin e një vajze që është futur në befasi në dhomën e Stresit, duke i shprehur dashurinë. Në një moment brënda janë futur njërëz të maskuar, që në një moment i fusin një armë poshtë jastëkut, dhe tërheqin zvarrë reperin, ndërsa e gjithë kjo skenë ishte e stisur për të futur në burg reperin. Me këtë skeç reperi dhe moderatorja, kanë dashur të qarojnë të gjithë situatën, duke treguar se si qëndron e vërteta pas arrestimit të bujshëm.

 

 

R.L/Dosja.al

 

Shto Koment