Showbiz

Përqafime dhe puthje, brunja me bluzën rrjetë s’i shkitet Stresit, Kejsit ‘i ikën truri’! Jetë nate, kërcim dhe pije (VIDEO)

Stresi ka postuar një video, ku përqafohet nga një fanse e zjarrtë, por edhe Kejsi ka vendosur ta bëjë xheloz, duke dalë për jetë nate, ndërsa shfaqet duke kërcyer.
Featured image of article: Përqafime dhe puthje, brunja me bluzën rrjetë s’i shkitet Stresit, Kejsit ‘i ikën truri’! Jetë nate, kërcim dhe pije (VIDEO) Kejsi dhe Stresi

TIRANË– Ndarja e reperit Stresi me ish-të fejuarën e tij, Kejsin, ka qenë kryefjalë e medias rozë për një kohë të gjatë. Çifti lanë të kuptojnë për një ribashkim të mundshëm mes tyre, por herë pas here Stresi tregon se është i rrethuar nga vajzat seksi, dhe me siguri Kejsi nuk ndjehet mirë për këtë.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Stresi ka publikuar një brune veshur me një bluzë rrjete të zezë, që e përqafon fort reperin, duke e puthur në faqe.

Unë nuk di si t’ju falenderoj për dashurinë që më jepni, jau kam lënë Zotin e madh t’jua shpërblejë,”– shkruan Stresi bashkëngjitur videos së publikuar me fansen e zjarrtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Ndërkohë, nga ana tjetër Kejsi ka dalë për jetë nate, dhe në një video të postuar ka ekspozuar pijet, ndërsa kërcen në një ambjent festiv.

R.L/ Dosja.al

Shto Koment