Showbiz

E pyesin për Shën Valentinin, ish-gruaja e Stresit jep përgjigjen e papritur: Do jetë një ditë… (FOTO)

Kejsi ka dhënë përgjigjen e prerë, kur pyetet se ku do e festojë Shën Valentinin.
Featured image of article: E pyesin për Shën Valentinin, ish-gruaja e Stresit jep përgjigjen e papritur: Do jetë një ditë… (FOTO) Reperi Stresi dhe ish-gruaja e tij, Kejsi.

TIRANË– Të ndarë prej disa kohësh, të gjithë janë kuriozë nëse Stresi dhe Kejsi do ta festojnë apo urojnë njëri-tjetrin për Shën Valentin, pasi çifti kanë shprehur dëshirën për rikthim.

Ish-bashkëshortja e Stresit ka realizuar një rubrikë pyetje-përgjigje. Një nga pyetjet që ka kuriozuar ndjekësit, është se ku do ta festojë Shën Valentinin, Kejsi.

“Si mendon se do të jetë ky 14 shkurt për ty?,”- shkruan ndjekësja në profilin e Kejsit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Kejsit në rrjete sociale.

“Do jetë një ditë si çdo ditë tjetër, do jem në punë…”– shkruan Kejsi, ndërsa e shoqëron me një emoji të qeshurash.

Pak ditë më parë Kejsi festoi ditëlindjen e saj, dhe Stresi nuk u tregua i rezervuar por e uroi publikisht për ditëlindje, duke i vënë një kurorë mbi kokë. Dyshja kanë pranuar se mbajnë një komunikim mes tyre. Reperi publikoi një këngë “Zemrën maje”, që i dedikohej ish-partneres së tij, dhe ka shprehur gjithmonë nëpër intervista, shpresën për rikthim.

R.L/Dosja.al

Shto Koment