Showbiz

“U shamë me policët”, Stresi s’i ndahet zarareve, ‘sherr’ me uniformat blu: Janë shumë të frikshëm, s’përleshem me shtetin

Stresi ka rrëfyer një njetër episod zënke me efektivët e policisë, që ka ndodhur disa ditë më parë.
Featured image of article: “U shamë me policët”, Stresi s’i ndahet zarareve, ‘sherr’ me uniformat blu: Janë shumë të frikshëm, s’përleshem me shtetin Reperi, Stresi.

TIRANË– I ftuar në “WhyNot?” reperi Arkimed Lushaj ka folur pa filtra, duke rrëfyer edhe për episodin e tij të fundit, në të cilin është ndeshur me uniformat blu. Stresi ka treguar se pati një përplasje verbale me policinë, pasi i sekuestruan dy makinat një shokut të tij.

Por, pavarësisht se ai nuk i ndaj ‘sherret’ me policinë, Stresi ka treguar se është më i rezervuar, pasi shteti të rrotullis si të dojë.

Me thënë të drejtën, zarari im i fundit ka qenë parmbrëmë. Sa u ndamë bashkë që folëm për intervistën, u shamë me policët. U grumbulluam aty dhe ia morën 2 makinat atij shokut tim në garazh edhe ai u tërbua normalisht, tha se kam problem, nesër kam për ta blerë më të shtrenjtë (qesh). Janë shumë të frikshëm për fëmijët e vegjël me ato maskat dhe automatikët sikur çfarë janë duke marrë. Në të gjithë botën policia nuk të vjen në atë mënyrë që të të terrorizojë. Nuk u përleshëm sepse nuk përleshesh dot me shtetin fizikisht. Shteti të rrotulls si vezë po të dojë.”,- është shprehur reperi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

R.L/Dosja.al

Shto Koment