Showbiz

WOW/ Çmendi botën në Sanremo, Georgina u vesh nga stilistja shqiptare… ‘duararta’ që po vesh yjet e botës (FOTO)

Stilistja shqiptare Lia Stublla ka stiluar 2 fustanet e mrekullueshëm, që e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez veshi mbrëmjen e djeshme në festivalin e Sanremos.
Featured image of article: WOW/ Çmendi botën në Sanremo, Georgina u vesh nga stilistja shqiptare… ‘duararta’ që po vesh yjet e botës (FOTO) Georgina Rodriguez me fustanin e stiluar nga Lia Stublla

ITALI– E dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në festivalin e Sanremos, ku u shfaq duke prezantuar krah italianit të famshëm Amadeus Sanremossi dhe prezantueses shqiptare, Alketa Vejsiu.

Por, përveç kërcimit të tangos që arriti të vjedhë vëmendjen e gjithë skenës, Georgina shkëlqeu edhe paraqitjen e saj, pasi u shfaq me dy fustanet e saj vezullues që ndërroi përgjatë gjithë mbrëmjes në Sanremo.

Por ndonëse kaq e njohur dhe e famshme në botë, e dashura e Ronaldos paska zgjedhur stilistë shqiptarë për t’i krijuar fustanet për në festivalin e Sanremos.

 

 

View this post on Instagram

 

Gorgeous @georginagio🥰🌹 wearing LS in SANREMO 2020 ❤️

A post shared by LS (@liastubllaofficial) on

Stilistja e njohur Lia Stublla, ka stiluar dy nga tre fustanet e mbrëmjes së djeshme me të cilat u shfaq Gerogina. Në profilin e saj  stilistja shqiptare ka publikuar fotot e Georginas, ku duket qartazi puna e shkëlqyer në ato fustane mahnitëse.

Ishte fustani i bardhë i gjatë dhe i dyti në ngjyrë gold po në të njëjtën gjatësi dhe me të çarën në njërën anë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

 

View this post on Instagram

 

LS 2020💫

A post shared by LS (@liastubllaofficial) on

Por përveç Georginës, stilistja shqiptare ka veshur edhe yje të tjerë nëpër botë si Kylie Jenner, ku kjo është tregar përmes fotove që ka publikuar me veshjen që ka stiluar për të. Siç duket puna e stilistes shqiptare është vlerësuar aq shumë, pasi nuk janë më vetëm VIP-at shqiptarët që ajo vesh, por edhe personazhet nëpër botë.

Kylie Jenner

 

A.C/Dosja.al

Shto Koment