Sport

Kamberi realizon ëndrrën e tij, firmos te Rangers, Gerrard: Morëm një golashënues

Florian Kamberi është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Rangers në Skoci.
Featured image of article: Kamberi realizon ëndrrën e tij, firmos te Rangers, Gerrard: Morëm një golashënues Florian Kamberi

TIRANË– Transferimi i sulmuesit më të ri të përfaqësueses shqiptare, është finalizuar vetëm në orët e fundit të merkatos së janarit.

Pasi kaloi vizitën mjekësore, futbollisti nënshkroi kontratën që e sheh atë t’i bashkohet Rangers fillimisht në formën e huazimit deri në fund të këtij sezoni, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Marrëveshja ishte arritur që gjatë pasdites, por klubi skocez ka dashur të sistemojë më parë disa lojtarë të tjerë duke i dërguar në huazim, ndërsa edhe klubi i Hibernian kërkoi një sulmues tjetër pr ta zëvendësuar.

“Jam shumë i lumtur. Që kur kam ardhur në Skoci, ka qenë një ëndërr për mua që të transferohem te Rangers. Për mua, ky stadium krijon atmosferën më të mirë ndër ato që kam luajtur. Ndeshja ime e dytë për Hibernian ishte ndaj Rangers në “Ibrox” dhe pas ndeshjes i thashë menaxherit menjëherë që ëndrra ime do të ishte të luaja në këtë stadium përbalë këtyre tifozëve se janë më të mirët në botë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe Steven Gerrard thur elozhe për sulmuesin shqiptar. “Jemi të lumtur që kemi mbyllur marrëveshjen, e kemi ndjekur për disa kohë dhe e dimë se çfarë mund t’i sjellë grupit. Ai është një sulmues punëtor dhe golashënues, për  të  cilin ne besojmë se mund të kontribuojë në mënyrë pozitive në atë që ne duam të arrijmë në këtë sezon”, tha Gerrard

E.Ç/Dosja.al

Shto Koment