Sport

Tirana e gjen strehën se ku do të luajë ndaj Teutës, klubi bardheblu del kundër “Tirona Fanatics”

Klubi bardheblu ka publikuar sot planin përfundimtar dhe tifozët bardheblu do të kenë mundësinë ta mbështetin ekipin e tyre në “Air Albania Stadium”
Featured image of article: Tirana e gjen strehën se ku do të luajë ndaj Teutës, klubi bardheblu del kundër “Tirona Fanatics” foto e skuadrës së Tiranës

TIRANË- Tirana braktis “Selman Stermasin” për stadiumin kombëtar. Në ndeshjen ndaj Teutës, klubi bardheblu ka vendosur që ndeshjen ta luajë në impiantin modern.

Klubi bardheblu ka publikuar sot planin përfundimtar dhe tifozët bardheblu do të kenë mundësinë ta mbështetin ekipin e tyre në “Air Albania Stadium”. Tifo-grupi “Fanatics” një ditë më parë dolën edhe më një deklaratë ku ishin kundër një ideje të tillë, duke insistuar që vetëm derbi me Partizanin të luhej në atë impiant.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si duket drejtuesit nuk i kanë dëgjuar thirrjet e tifozëve të tyre, klubi i Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e tyre në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”.

e.ç.dosja.al

Shto Koment