Sport

Ballistët”i thonë PO Kosovës, bashkë me “Dardanët”priten të jenë prezent në ndeshjen e 26 marsit në Shkup!

Dy tifo grupet më të mëdha nga Maqedonia “Shvercerat” dhe “Ballistët” ditëve të fundit ishin në qendër të vëmendjes si në mediat maqedonase, ashtu edhe tek ato në Kosovë
Featured image of article: Ballistët”i thonë PO Kosovës, bashkë me “Dardanët”priten të jenë prezent në ndeshjen e 26 marsit në Shkup!
Përditësuar:

Kosovë- Dy tifo grupet më të mëdha nga Maqedonia “Shvercerat” dhe “Ballistët” ditëve të fundit ishin në qendër të vëmendjes si në mediat maqedonase, ashtu edhe tek ato në Kosovë, lidhur me prezencën e tyre në mënyrë të organizuar për ndeshjen e 26 marsit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që do të zhvillohet në Shkup.Nëse “Shvercerat” edhe përfundimisht i thanë “JO” Kosovës, pasi të njëjtit si kombëtare njohin vetëm Shqipërinë, “Ballistët” pritet që në mënyrë të organizuar të udhëtojnë drejt Shkupit për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës.

E.Ç /Dosja.al

Shto Koment