Sport

Sormani me “dhimbje koke”, Partizani pa katër titullarë në ndeshjen ndaj Kukësit

Trashi mund të kthehet si në kohët e vjetra në mesfushë, ku mund të luajë përkrah Romeros dhe një nga të rinjtë, ku do të vendoset mes Feratit, Kotes, Dajçit,Dhodrës. Por mund të avancohet në të djathtë me Idrizajn ose Kërçikun.
Featured image of article: Sormani me “dhimbje koke”, Partizani pa katër titullarë në ndeshjen ndaj Kukësit Skuadra e Partizanit

TIRANË– Sikur të mos mjaftonte mungesa e Boldor dhe Melos të pezulluar nga Disiplina, tani Adolfo Sormanit do i duhet të bëjë pa dy mesfushorët titullarë  në ndeshjen më të vështirë, atë ndaj Kukësit. Bruno Telushi dhe Rron Broja mungojnë për arsye kartonash.

Vlonjati ka plotësuar numrin 4 të tyre, ndërsa kosovari mori direkt të kuq në  ndeshjen ndaj Skënderbeut. Mungesa që bëjnë me dhimbje koke teknikun italian, pasi dy lojtarët janë fondamentalë në lojën e të kuqëve, duke krijuar një digë në repartin e mesfushës.

Tani italianit do t’i duhet të improvizojë sa i përket rreshtimit që pritet të hedhë ndaj Kukësit. Gjasat janë që Trashi të kthehet si në kohët e vjetra në mesfushë, ku mund të luajë përkrah Romeros dhe një nga të rinjtë, ku do të vendoset mes Feratit, Kotes, Dajçit dhe Kodrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por mund të avancohet në të djathtë me Idrizajn ose Kërçikun.

E.Ç/Dosja.al

Shto Koment