Sport

Milan, Theo Hernandez është “thesari” i klubit, mbrojtësi gati të thyejë rekordin e Maldera

Të mendosh që Milan e bleu mbrojtësin për vetëm 20 milion.
Featured image of article: Milan, Theo Hernandez është “thesari” i klubit, mbrojtësi gati të thyejë rekordin e Maldera Theo Hernandez

ITALI– Goli në minutën e 93’ i dha skenën Ante Rebic, në suksesin 3-2 të Milanit kundër Udinezes, por pa harruar edhe Theo Hernandez. Përveç golit të 2-1, mbrojtësi francez ishte një nga variablat e lojës së kuqezinjve. Hernandez mund të jetë arma e duhur për të arritur në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi anësor, ishte një nga kërkesat e Maldinit (“Ishte një takim special”) tha 22-vjeçari duke kujtuar takimin e parë me menaxherin dhe ish kapitenin e AC Milan), ai i bindi praktikisht të gjithë madje edhe me një gol.

Midis kampionatit (pesë gola) dhe Kupës së Italisë ai tashmë ka arritur në 6 gola dhe tani ai po synon rekordin e një lojtari si Aldo Maldera i cili në vitet 1978-79 kishte shënuar nëntë gola në Serie A duke vendosur një rekord mes lojtarëve të AC Milan.

Një identifikim tekniko-taktik që reflektohet edhe në vlerën e kartonin, Theo Hernandez mbërriti në verë nga Real Madrid me formulën e huazimit (2 milion) me detyrim blerje prej 18 milion eurosh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas të dhënave të Transfermarkt, tani ai vlen 25 milion, por ato janë vlerësime të një muaji më parë, duke shtuar ndeshjet e vitit 2020, me një kalkulim të thjeshtë vlera e tij mund të shkojë mbi 30 milion.

Pikërisht për këtë arsye, disa tifozë kanë frikë se në verë mund të vi një ofertë bindëse për të, por Manuel Garcia Quilòn, agjent i lojtarit, siguroi për Corriere della Sera se “Theo do të qëndrojë atje ku është. Milani është vendi i duhur për të, ai duhet të rritet dhe tani ai është në ekipin ideal për ta bërë atë “.

E.Ç/Dosja.al 

Shto Koment