Sport

Koronavirusi/ E fejuara e Ruganit: Po presim një fëmijë, tani kam frikë

Ditët e gëzimit në shtëpinë e Ruganit janë bërë momente frike.
Featured image of article: Koronavirusi/ E fejuara e Ruganit: Po presim një fëmijë, tani kam frikë Mbrojtësi i Juventusit dhe Michela Persico

Michela Persico, partnerja e mbrojtësit të Juventusit, ishte pozitive me Covid-19, por në të njëjtën kohë ajo njoftoi shtatzëninë e saj: Daniele dhe unë po presim një djalë, por shqetësimi im është nëse virusi mund të ndikojë te shtatzënia. Mjekët më kanë siguruar që nuk do të kem asnjë problem, por sërish nuk jam e qetë.

Aktualisht mbrojtësi i Juves është në karantinë në hotelin e klubit bardhezi, ndërsa Michela Persico është gjithashtu në karantinë, por në shtëpinë e saj dhe që të dy nuk kanë pasur simptoma të virusit që ka alarmuar botën dhe u ka marrë jetën mijëra njerëzve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

E.Ç/Dosja.al

Shto Koment