Sport

Merr fund “Odiseja” e trajnerit, Kukësi prezanton Orges Shehin

Ka marrë fund “odiseja” dhe Kukësi e ka një trajner, që do e drejtojë me qëllimin e vetëm për të parakaluar Tiranën në garën për titullin kampion.
Featured image of article: Merr fund “Odiseja” e trajnerit, Kukësi prezanton Orges Shehin

TIRANË– Orges Shehi ka marrë një telefonatë nga drejtuesit e skuadrës verilindore ditën e djeshme dhe nuk ka hezituar për asnjë sekondë, por ka lënë Spanjën, ku po kryente një trajnim dhe ka vrapuar të marrë avionin për t’u rikthyer në krye të detyrës.

Mbrëmjen e djeshme u konfirmua se do të jetë Shehi trajneri i ri dhe ditën e sotme ka ardhur konfirmimi në mënyrë zyrtare. Tekniku është prezantuar në zyrat e stadiumit “Air Albania” nën praninë e drejtorit sportiv Nderim Nexhipi dhe administratorit Lavdërim Gjici.

Ish-portieri firmos kontratë për një vit e gjysmë. Ai do të marrë drejtimin e ekipit që në ditën e sotme, ku do të prezantohet me skuadrën në stërvitjen e orës 16:00.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është eksperienca e tij e dytë si trajner, teksa gjithë sezonin e kaluar ka drejtuar Skënderbeun, ku përfundoi në vendin e katërt të Superiores.

E.Ç/Dosja.al 

Shto Koment