Sport

Inter “boshatis” Premier League-n, zikaltërit të pandalshëm në merkato!

Zhbllokimi i transferimit të Leonardo Spinazzolas te Interi i hap rrugë edhe lëvizjeve të tjera të zikaltërve në merkato, pasi Antonio Konte do të ketë shumë shpejt në dispozicion yjet që ka kërkuar, alternativa të cilat ai mendon se do ta ndihmojnë që të rivalizojë denjësisht me Juventusin deri në mbyllje të kampionatit.
Featured image of article: Inter “boshatis” Premier League-n, zikaltërit të pandalshëm në merkato! Olivier Giroud, Eriksen dhe Ashley Young

ITALI–  Klauzolat e vendosura në marrëveshjen me mbrojtësin sigurojnë Interin që nuk do të ketë probleme dhe blerja e kartonit të tij përfundimisht nga Roma do të bëhet vetëm nëse ai arrin të zbresë në fushë për një numër të caktuar ndeshjesh. Pasi është mbyllur ky diskutim, tani zikaltërit do të marrin me radhë situatën në dorë sa u përket afrimeve të tjera.

Mediat italiane raportojnë se Ashley Young po kryen vizitat mjekësore në Milano dhe pritet të prezantohet si futbollisti më i ri i Interit.Kontrata e tij parashikohet të jetë 18-mujore.

Manchester United ka pranuar të lërë të lirë futbollistin 34-vjeçar pasi Interi ka rënë dakord që të paguajë 1,5 milionë euro në arkat e “djajve të kuq”.Ndërkohë, në Milano gjendet menaxheri i Eriksen, i cili do të diskutojë transferimin e tij që në janar. Ausilio ishte dje në Londër ku ka negociuar pagesën e futbollistit, pasi Totenhem kërkon 20 milionë euro e ai ka arritur të ulë këtë shifër deri në 15 milionë euro.

Në fund, qershia mbi tortë është Olivier Giroud, sulmuesi që Conte kërkon për t’i dhënë frymëmarrje Lukakut.Pas tyre, do ta kenë radhën largimet, me Vecino dhe Lazaro që pas Politanos kanë bërë gati valixhet për t’i dhënë lamtumirën skuadrës milaneze në kërkim të një destinacioni të ri.

E.Ç/Dosja.al 

Shto Koment