Bota

“Apokalips” kështu quhet spitali në Bergamo, pamjet tronditëse brenda tij (VIDEO)

Situata është dramatike në spitalet e veriut të Italisë në mes të epidemisë së koronavirusit. "Dëshironi të shihni këto imazhe për të kuptuar se çfarë po ndodh."- thotë reporteri i Sky News, mesazhi 'Bëhuni gati' për mjekët dhe infermierët në Bergamo.

BERGAMO– Një raport tronditës nga spitali Papa Giovanni XXII në Bergamo, spitali më i mbingarkuar me pacientë në Itali, në qytetin më të prekur në vend, Sky News , ka publikuar imazhe dhe dëshmi që trondisin dhe shokojnë gjithë njerëzit.

“Të gjithë kishim dëgjuar se çfarë po ndodhte atje, por asnjë gazetar nuk ishte lejuar ta shihte të vërtetën me sytë e tij, deri më tani. Qyteti i Bergamos na ka ftuar t’u tregojmë të gjithëve se sa urgjente dhe e pashembullt është kjo situatë katastrofike.  Ata duan ta shohin atë . Ata duan që njerëzit e vendeve të ndryshme të gjykojnë përgjigjen e qeverive të tyre. Sepse nuk mund të përdoret më si një justifikim që askush nuk e dinte. Italia nuk e dinte. Tani të gjithë e dinë ”. – thotë ai.

Raportet e situatës në Spitalin Qendror të Bergamos nga reporteri konfirmojnë atë që kemi dëgjuar javët e fundit në lidhje me një betejë të dëshpëruar pa armë adekuate për profesionistët e kujdesit shëndetësor në Itali. Pamjet e regjistruara brenda spitalit tregojnë shtretërit e grumbulluar në korridore, me pacientë që përpiqen të marrin frymë .

Pacientët të cilët normalisht duhet të jenë në njësinë e kujdesit intensiv, por që nuk kanë arritur akoma të marrin një shtrat, pasi spitali është i mbipopulluar.

“Anëtarët e stafit mes kaosit të krijuar nxitojnë nëpër dhomat e pacinetëve me shtretër të kujdesit intensiv. Pacientët luftojnë të marrin frymë ndërsa tubat u kalojnë oksigjenin në mushkëritë e tyre të dëmtuara.”-shprehet gazetari.

Ai  ka  theksuar se imazhet që ka arritur të shoh vetë në spital janë të frikshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai dhe ekipi i tij, të veshur me maska, doreza dhe uniforma të plota, kanë regjistruar situatën në korridoret e spitalit, që janë të mbushur me njerëz të sëmurë.

“Edhe pse pamjet e kapura nga stafi i Sky Neës tregojnë pacientët që janë shumë të dobët për të folur, dhe në mesin e zhurmave  të vazhdueshme nga monitoruesit pajisjet që i mbajnë në jetë është pothuajse e pamundur të dëgjohet fjalët që ato thonë.” -tha reporteri, duke theksuar se askush nuk priste që situata do të bëhej kaq dramatike në spital, duke rithënë ato që thonë profesionistët e shëndetit në Itali, që koronavirusi nuk është si gripi, pasi vret qindra njerëz çdo ditë !

Mjekët e spitalit, të cilët janë gjunjëzuar nga koronavirusi pavarësisht se janë një nga më të mirët në Evropë, i përshkruajnë reporterit ankthin e tyre dhe ankthin prandaj ju bëjnë thirrje kolegëve të tyre nga vendet e tjera të përpiqen të përgatiten për të njëjtën situatë. Mesazhi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të spitalit italian: Bëni gjithçka për një bllokim të plotë.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 4032.  Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: true.gr

A.C/Dosja.al

Shto Koment