Showbiz

E izoluar, por koronavirusi s’e ndalon Elisa Spiropalin të festojë ditëlindjen: Pa shoqni, po me shumë dashni (FOTO)

Me masa të forta dhe të izoluar por me foton që ka publikuar në rrjetin social Instagram, Spiropali ka treguar se ditëlindjen po e kalon me shumë dashuri pranë familjes së saj.
Featured image of article: E izoluar, por koronavirusi s’e ndalon Elisa Spiropalin të festojë ditëlindjen: Pa shoqni, po me shumë dashni (FOTO) Elisa Spiropali, djali dhe vajza e saj

TIRANË– Kanë kaluar tre ditë që Shqipëria është izoluar në kuadër të masave të rrepta që ka marrë qeveria shqiptare në përpjekje të shmangies së koronavirusit që ka marrë mbi 5 mijë jetë njerëzish, por për ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, sot është një ditë e veçantë, sepse ajo ka ditëlindjen.

Këtë vit është përjetuar krejt ndryshe ditëlindja për Spiropalin jo vetëm pse është bër nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj është një anëtari ri, i vogli Kren, por edhe gjendja emergjente që është krijuar si shkak i koronavirusit, që nuk na lejon të dalim as deri tek dera.

Me masa të forta dhe të izoluar por me foton që ka publikuar në rrjetin social Instagram, Spiropali ka treguar se ditëlindjen po e kalon me shumë dashuri pranë familjes së saj.

Postimi i Spiropalit në Instagram

“Festojmë ditëlindjen e mamit, pa shoqni, po me shumë dashni. Gëzo me familjen. Rri në shtëpi, sepse do ia dalim!”- ka shkruar Spiropali  krahas fotos ku  shihen dy fëmijët e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik. Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

A.C/Dosja.al

Shto Koment