Bota

10 ditë zie kombëtare/ Spanja do të ul në gjysmë shtizë flamujt në 14 mijë ndërtesa publike për viktimat e Covid-19

Ditën e sotme qeveria spanjolle ka bërë me dije se nga dita e sotme i gjithë vendi do të mbajë zi kombëtare për viktimat e virusit për 10 ditë me rradhë.
Featured image of article: 10 ditë zie kombëtare/ Spanja do të ul në gjysmë shtizë flamujt në 14 mijë ndërtesa publike për viktimat e Covid-19 Foto ilustruese

SPANJË– Spanja është një ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi. Deri më tani në Spanjë janë rregjistruar të paktën 27.117 viktima që prej fillimit të shpërthimit.

Ndërkohë ditën e sotme autoritetet vendase kanë bërë me dije se ditën e sotme vendi do të mbajë zi për më shumë se 27 mijë të vdekurit të gjithë territorin spanjoll.

Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë në më shumë se 14,000 ndërtesa publike në të gjithë Spanjën, ndërsa në çdo anije detare spanjolle flamujt do të qëndrojnë në gjysmë shtizë deri në 5 qershor.

Qeveria e këtij shteti  ka përcaktuar periudhën më të gjatë të zisë zyrtare në demokracinë e Spanjës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë që pas uljes së ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi, Spanja ka nisur me lehtësimin e masave, me rihapjen e bizneseve dhe lejimin e qytetarëve për daljen nga shtëpitë jo  vetëm për punë, por edhe për të shëtitur.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment