Bota

Ulen vdekjet në Spanjnë/ 138 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Të paktën 138 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Spanjë si shkak i Covid-19, duke e çuar në 27.459 numrin total të të vdekurëve.
Featured image of article: Ulen vdekjet në Spanjnë/ 138 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19 Foto ilustruese
Përditësuar:

SPANJË– Spanja është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi. Ndërkohë që prej muajsh ka shënuar  me qindra viktimave brenda një dite, në 24 orët e fundit Spanja ka rregjistruar vetëm 138 viktima nga Covid-19.

Kjo ulje e ndjeshme  e shifrave të viktimave ka bërë Qeveria vendase të lehtësojë masat e marra për Covid-19.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 138 viktima nga Covid 19 duke e çuar në 27.459 numrin e personave që kanë vdekur.

Ndërsa në vend janë konfirmuar 1.721 raste të reja me Covid 19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 274.367.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani Spanja është vendi i dytë në botë për numrin e të infektuarve pas SHBA dhe renditet si vendi i katërt për numrin e viktimave.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment