Bota

E goditur rëndë nga Covid-19, Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 24 maj

Spanja një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi përgjatë dy muajve ka shtyrë sërish gjendjen e jashtëzonshme në vend, deri në datën 24 maj.
Featured image of article: E goditur rëndë nga Covid-19, Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 24 maj Foto ilustruese

SPANJË– Ditën e sotme Qeveria në Spanjë ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme pas një mosmarrëveshjeje të hidhur politike.

Qeveria e koalicionit të udhëhequr nga Socialistët e Pedro Sanchez siguroi një zgjatje deri në 24 maj. Miratimi i Kongresit për zgjatjen më të fundit të masave kundër krizës së Covid-19 vjen ditë pas konflikteve të hidhura dhe bisedimeve të fuqishme.

Kujtojmë se Spanja është një ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi,  pasi Italisë.

Në 24 orët e fundit Spanja ka shënuar  213 të vdekur, 44 më pak se një ditë më parë, por numri i përfshithshëm i viktimave 26.070 që prej fillimit të shpërthimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë ndër të tjera kryeministri  spanjoll  Pedro Sanchez ka deklaruar se secili rajon do të lirojë masat në kohë të ndryshme, në varësi të nivelit të rrezikut që  ka virusi në çdo qytet. Kujtojmë se 4 ishuj spanjollë ishin të parë që lehtësuan masat që prej ditës se hënë 4 maji.

Në rang global virusi Covid-19 ka vrarë 265.364 njerëz, ka infektuar mbi 3.8 milionë të tjerë, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar të paktën 1.307.608 të tjerë. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 74.809 qytetarët dhe janë infektuar 1,263,224. Italia duket se nuk po shpëton nga koronacvirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave.Në total Italia numëron 29,684 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,531 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me virusin 25,857 qytetarë.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment