
SPANJË– Në 24 orët e fundit Spanja ka rregjistruar të paktën 244 viktima si shkak i koronavirusit duke e çuar në 25.857 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Krahasuar me ditët e mëparshme Spanja ka parë në ulje relativisht të madhe të numrit të të vdekurëve pas gati gjashtë javësh.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Spanjë, bilanc ky që do ndihmojë akoma më shumë në lehtësimin e masave që u ndërmorrën për luftën kundër Covid-19.
Por krahasuar me një javë më parë kur Spanjëshënoi në një ditë vetëm 164 viktima sot numri i viktimave është relativisht më i lartë.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 3.121 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 253.682 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar. Kujtojmë që Spanja është një ndër vendet më të goditura në Europë pas Italiasë. Ndërkohë vendi ka hyrë në Fazën2, ku mijëra qytetarë janë rikthyer në punë.
Burimi: Theguardian
A.C/Dosja.al