Politike

Soreca flet për konferencën e donatorëve: Mundësi e re për Shqipërinë, procesi do të jetë llogaridhënës

VIDEO
Në fjalën e tij ambasadori i BE, tha se do të sigurohemi që që i gjithë procesi të jetë transparent dhe llogaridhënës.
Featured image of article: Soreca flet për konferencën e donatorëve: Mundësi e re për Shqipërinë, procesi do të jetë llogaridhënës Ambasadori i BE, Luigi Soreca

TIRANË- Ambasadori i BE, Luigi Soreca, mbajti fjalën e tij në konferencën e Rindërtimit, e cila po zhvillohet sot në Tiranë. Soreca deklaroi se kjo është një mundësi e re për Shqipërinë.

Në fjalën e tij ambasadori i BE, tha se do të sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe llogaridhënës. Më tej Soreca shtoi se pas tre javësh do ketë një mbledhje në Bruksel, ku do të flasë për ndihmat e dhëna nga vendet anëtare të BE për Shqipërinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi krenarë për konferencën që u bë, nuk ishte e thjeshtë. Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë. Do sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe llogaridhënës. Për pjesën e parë të 15 milionëshit, kemi folur me ministrin për mënyrën se si do shkojë harxhimi i kësaj shume. Na pëlqen oferta e Ahmetajt për pjesëmarrjen në komisionin e transparencës. Kini parasysh që punojmë gjatë gjithë kohës. Pas tre javësh do ketë një mbledhje të madhe në Bruksel, ku do flas edhe për këtë gjë. Ndihmë dhe kontribut konkret.”, u shpreh Soreca në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit .

(a.m/dosja.al)

Shto Koment