Sport

VIDEO/Derbi shqiptarësh në Turqi, Cikalleshi i shënon Selmanit, por goli i tij nuk mjafton

Cikalleshi udhëhoqi sulmin për ekipin vendas të Akhisarspor, ndërsa Selmani dhe Domgjoni startuan nga minuta e parë për Menemen Belediye.
Featured image of article: VIDEO/Derbi shqiptarësh në Turqi, Cikalleshi i shënon Selmanit, por goli i tij nuk mjafton Sokol Cikalleshi

TURQI- Sokol Cikalleshi ka shënuar gol në barazimin 2:2 të skuadrës së tij Akhisarspor ndaj Menemen Belediye, e vlefshme për javën e 21-të në Ligën e Parë turke.Në këtë ndeshje titullarë ishin 3 shqiptarë.

Cikalleshi udhëhoqi sulmin për ekipin vendas të Akhisarspor, ndërsa Selmani dhe Domgjoni startuan nga minuta e parë për Menemen Belediye. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 67-të, lojtari dribloi brenda zonës Domgjonin, duke ndëshkuar Selmanin në shtyllën e largët. Ky gol i Cikalleshit, çoi shifrat në 2:0, mirëpo që nuk doli të jetë i mjaftueshëm, pasi miqtë shënuan dy herë.

Me këtë barazim Akhisarspor shkon në kuotën e 29 pikëve dhe renditet në vendin e 6-të, ndërkohë Menemen Belediye edhe pse ka pikë të njëjta për shkak golavarazhit më të dobët renditet në vendin e 8’.

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment