Politike

Përplasja/ “Jemi peng i pazareve”, Soko përplaset me Bylykbashin pas tryezës me PS-në, ish-deputeti: Ishte kusht i Bundestagut

Të ftuar në emisionin ‘Tempora’, Soko e ka akuzuar qeverinë dhe Opozitën dhe se bëjnë pazare dhe tryeza e sotme është bërë bërë 44 herë mes PD-së dhe PS-së. Ndërsa Bylykbashi e kundërshtoi duke u shprekur se tryeza ishte një nga kushtet e Bundestagut.
Featured image of article: Përplasja/ “Jemi peng i pazareve”, Soko përplaset me Bylykbashin pas tryezës me PS-në, ish-deputeti: Ishte kusht i Bundestagut Pano Soko dhe Oerd Bylykbashi
Përditësuar:

TIRANË– Ish- deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është përplasur me anëtarin e ‘Nisma Thurje”, Pano Soko. Të ftuar në emisionin ‘Tempora’, Soko e ka akuzuar qeverinë dhe Opozitën dhe se bëjnë pazare dhe tryeza e sotme është bërë bërë 44 herë mes PD-së dhe PS-së. Ndërsa Bylykbashi e kundërshtoi duke u shprekur se tryeza ishte një nga kushtet e Bundestagut.

Pjesë nga debati

Pano Soko: Ky vend ka mbetur peng i këtyre marrëveshjeve. 44 marrëveshje ka bërë Shqipëria,  prandaj jemi në këtë pikë. 44 marrëveshje, PS-PD. Nuk janë marrëveshje, janë pazare, këtë ulen bëjnë pazare.

Oerd Bylykbashi: Është kusht i Bundestagut

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pano Soko: Çdo gjë që keni bërë e keni bërë për pazar. Në 2017 ashtu u bë dhe në fund dolët duke thënë se u garantuan zgjedhjet.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment