Bota

Sllovakia nuk regjistron asnjë rast të ri të koronavirusit, për herë të parë që nga 10 marsi

9 maji është dita e parë që në këtë vend, në dy muajt e fundit, që nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.
Featured image of article: Sllovakia nuk regjistron asnjë rast të ri të koronavirusit, për herë të parë që nga 10 marsi Foto ilustruese

SLLOVAKI– Koronavirusi duket se po shuhet dita ditës në çdo vend të  botës duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe shtetet që të lehtësojnë masat. Si shumë vende të tjera që po shkatërrojnë gradualisht virusin edhe nga Sllovakia sot ka ardhur një lajm i mirë pasi atje në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19.

9 maji është dita e parë që në këtë vend, në dy muajt e fundit, që nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Qeveria në këtë shtet prej të paktën 3 ditësh ka hequr disa masa të izolimit, duke lejuar që të gjitha dyqanet, përveç qendrave tregtare, të rihapen. Po ashtu, në Sllovaki janë hapur galeritë, muzetë, megjithatë shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu ritet fetare dhe dasmat do të lejohen të zhvillohen, edhe pse autoritetet kanë vendosur kufizime në numrin e pjesëmarrësve. Deri më tani Sllovakia me një popullsi prej 5,5 milionë banorësh deri më tani ka rregjistruar 1,455 raste me koronavirus dhe 26 viktima. Ndërsa lajmi i mirë është se mbi 900 pacientë janë shëruar. Kujtojmë se rasti i parë me Covid-19 në Sllovaki u shënua më 6 mars.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment