Aktualitet

Projekti i rikualifikimit urban në Skrapar, më shumë hapësirë publike për banorët

Terreni në brendësi të bllokut është i pjerrët, me diferencë kuotash, dhe krejtësisht i pa sistemuar. Fasadat e pallateve të suvatuar janë të amortizuara.
Featured image of article: Projekti i rikualifikimit urban në Skrapar, më shumë hapësirë publike për banorët Skrapar

SKRAPAR- Bashkia Skrapar, me fondin 1,7 milionë lekë  kërkon të realizojë projektin e zbatimit (studim projektimin) për objektin: “Rikualifikimi urban i ambjenteve rekreative si dhe restaurimi i fasadave të objekteve të lagjes 5 Shtatori Çorovodë”, për bllokun e ndërtesave që kufizohet nga rrugët ”Mestan Ujaniku” dhe ”Demir Nuhellari”. Ky bllok ka sipërfaqe rreth 10 mijë m² ku dominojnë pallate. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të shiut nuk egziston dhe ujërat derdhen në mënyrë të pa kontrolluar.

Rrugët që konturojnë zonën, janë të pajisura me ndriçim të përshtatshëm rrugor.“Projekti parashikon prishjen e disa ndërtesave një katëshe, të ndërtuara ne fillim të viteve ’90, kryesisht garazhe duke përfituar hapësirë publike. Në zonat ekzistuese në brendësi të bllokut ndriçimi mungon plotësisht.Terreni në brendësi të bllokut është i pjerrët, me diferencë kuotash, dhe krejtësisht i pa sistemuar. Fasadat e pallateve të suvatuar janë të amortizuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Projekti konsiston në rikualifikimin  urban të bllokut të banimit duke sistemuar hapësirat  e këtij blloku, me qëllim krijimin e ambienteve rekreative dhe sistemimin,  në mënyrë që hapësirat publike të përdoren nga të gjitha grupmoshat e banorëve të bllokut.Koncepti synon të nxisë dhe stimulojë ushtrimin e aktiviteteve te ndryshme rekreative dhe bashkëveprimin midis banorëve” shkruhet në dokumentet e tenderit.Afati i aplikimeve për këtë tender është deri me 24 shkurt 2020.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment