Bota

Gjak në kokë e me lot në sy, pamjet e dhimbshme të fëmijëve që përjetuan sulmet në Siri (FOTOT)

Me lot në sy dhe plagë në kokë, këta fëmijë të tmerruar tregojnë se padrejtësisht po paguajnë koston e tmerrshme të luftës civile siriane.
Featured image of article: Gjak në kokë e me lot në sy, pamjet e dhimbshme të fëmijëve që përjetuan sulmet në Siri (FOTOT) Femijet e plagosur

SIRI– Tre fëmijë të vegjël janë shpëtuar nga  shtëpia e tyre, pas shpërthimit të bombave si shkak i një sulmi ajror në qytetin e Idlib.

Në fotot e publikuara nga mediat e huaja shihen pamjet e dhimbshme të fëmijëve të lënduar. Me  lot në sy dhe plagë në kokë, këta fëmijë të tmerruar tregojnë se padrejtësisht po paguajnë koston e tmerrshme të luftës civile siriane.

Femijët e lënduar

Rreth 7 mijë gra dhe fëmijë kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe po evakuohen në veri të vendit, drejt kufirit turk.

Këto sulme  janë përshkallëzim i konflikteve në Siri që kanë shkaktuar eksodin më të madh të njerëzve që nga fillimi i luftës civile 9 vjet më herët. Sulmi së fundmi ka ndodhur nga Bashar al-Asad, ku përmes avionëve luftarakë rusë , po përpiqen për të ekzekutuar rebelët në Idlib.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment