Sport

Sindikata e Futbollistëve del me njoftim të rëndësishëm: Ja si mund të ndihmojmë lojtarët që nuk paguhen!

Nga vetë FIFA u bë me dije sot se do të jepen 16 milionë € nga 1 korriku i këtij viti.
Featured image of article: Sindikata e Futbollistëve del me njoftim të rëndësishëm: Ja si mund të ndihmojmë lojtarët që nuk paguhen!

SHQIPËRI- Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka reaguar pas marrëveshjes midis FIFA-s dhe Shoqatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë për të dhënë një fond prej 16 milionë € për të paguar një pjesë të pagave të pashlyera që klubet u kanë futbollistëve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Sindikata e Futbollistëve u ka kërkuar të gjithë lojtarëve të kampionateve shqiptare që të vënë në dispozicion të gjitha dokumentet e nevojshme të proceseve gjyqësore në FSHF dhe FIFA, ku të shënojnë dhe shifrën që u detyrohen nga klube.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë njoftim shtohet edhe se pjesa e fondit që do jepet për Shqipërinë do të përcaktohet nga FIFA. Nga vetë FIFA u bë me dije sot se do të jepen 16 milionë € nga 1 korriku i këtij viti për të gjitha kampionatet e Europës, me qëllim dhënien e ndihmës për futbollistët që nuk janë shlyer financiarisht.

(e.ç/ dosja.al)

Shto Koment