LIVE UPDATES
Aktualitet

Skëndërbeu ‘kërkon leje’ në Lezhë/ Shtatorja “fle” në magazinë, vepra prej 7 milionë lekësh të reja s’u leju

11 Mars 2020, 16:11 Nga DOSJA
Skëndërbeu ‘kërkon leje’ në Lezhë/

LEZHË- Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, do t’i shtohej edhe një tjetër shtatore monumentale, për 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. 1 vit e gjysëm më parë kjo iniciativë e Bashkisë së Lezhës u konkretizua edhe me një konkurs (dhjetor, 2018), të cilin e fitoi skulptori Ardian Pepa. Por vendosja e saj u bllokua nga Drejtoria e Kulturës Shkodër.

Ardian Pepa, skulptori i veprës punoi intensivisht për këtë projekt, sepse në datë 2 mars të vitit 2019, në kuadër të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës dhe samitit të Diasporës, statuja monumentale duhej të vendosej në sheshin kryesor të qytetit të Lezhës, që mban emrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Por vetëm një ditë para inaugurimit të veprës, që realizohej me mbështetjen e donatorëve dhe të bashkisë së këtij qyteti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi dy shkallët e para, mbi të cilat do të vendosej bazamenti, pas urdhrit të lëshuar nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Shkodër, e cila kishte konstatuar se ndërtimi ishte pa leje.

Por kur ka kaluar një vit nga kjo çështje, shtatorja vijon të mbetet e pavendosur në magazinën e Skulptorit Ardjan Pepa.

“Normalisht ndjehesh shumë i dekurajuar nga gjithë ajo punë e madhe dhe nuk më vjen mirë që ngeli një vit i mbyllur në magazinë. E përse?! Vetëm se nuk ishte marrë leje për vendin. Do ishte shumë mirë që në vendin ku ishte përcaktuar që në fillim, duhej të vendosej kjo shtatore”, thotë skulptori i veprës Ardjan Pepa, për Portën Vendore.

Pas pengesës për vendosjen e shtatores, Bashkia Lezhë dërgoi dokumentacionin pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, ku u zhvilluan disa takime, por që nuk u vendos asgjë në lidhje me këtë shtatore.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019, që u pasuan me ndërrim pushtetesh në Bashkinë e Lezhës e lanë në harresë këtë çështje.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi thotë se një grup pune i ngritur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka diskutuar për këtë çështje me qëllim që shtatorja të vendosej në prag të 2 marsit 2020.

“Kemi zhvilluar disa takime për këtë çështje, pasi bashkia ka ngritur një grup pune dhe kemi si qëllim që ta vendosnim shtatoren deri më 2 mars 2020, meqë është dhe 576-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës. Janë propozuar disa variante, por më i përshtatshmi është vendi ku e kishin përcaktuar edhe më parë, pranë sheshin “Gjergj Kastrioti” afër vendvarrimit të Skënderbeut. Shpresojmë të na miratojë këtë ide Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, pasi aty do ishte vendi ideal “, thotë Zefi për Portën Vendore.

Ai shton se nëse nuk do miratohet ky variant për faktin se zona në fjalë është arkeologjike, atëherë do të shihet mundësia që të vendoset në ndonjë vend tjetër afër qendrës së qytetit të Lezhës, pasi sipas tij synimi është që kjo shtatore të ketë vizibilitet.

” Ky qytet e meriton diçka të tillë, pasi gjithçka është e lidhur pazgjidhshmërisht më historinë e Skënderbeun”, shton Zefi .

Shtatorja e “Gjergj Kastriotit” ka kushtuar 7 milionë lekë të reja. Një pjesë e të cilave, konkretisht 4 milionë lekë janë dhënë nga donatorë dhe pjesa e tjetër nga buxheti i Bashkisë Lezhë. Sa u përket përmasave të statujës, lartësia është 5 metra dhe 62 centimetra, ndërsa pesha e shtatores në bronz është 1 ton, bazamenti 12 tonë. Në total rreth 13 tonë. Por pavarësisht se data 2 mars 2020 do të shërbente si afat për institucionet e kulturës për të marrë një vendim në favor të shtatores që po zë pluhur nëpër magazina, sërish një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Marrë nga Porta Vendore

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe shtatorja e skënderbeut lezhe shtatorja e skënderbeut

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Mars 2020, 14:49

KUKËS- Në pikën kufitare të Morinës shihet se ka një numër të ulët të automjeteve që futen në Shqipëri apo edhe anasjelltas, që futen në Kosovë. Kjo situat...

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:33

TIRANË- Djali i një prej pacienteve të shtruara ditët e fundit në spitalin të Durrësit, shprehet se viktima e parë e COVID-19 ka qenë në dhomë me dy person...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni