Aktualitet

Po punonte në çatinë e kishës, shqiptari bie nga ndërtesa e kultit në Itali, në gjendje të rëndë në spital

Një shqiptar 56 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës që po bënte në ndërtesën e kishës së Sant’Andreas në Busseto.
Featured image of article: Po punonte në çatinë e kishës, shqiptari bie nga ndërtesa e kultit në Itali, në gjendje të rëndë në spital Helikopteri, me të cilin u transportua shqiptari në spital

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, në zonën e Parmas. Një shqiptar 56 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës që po bënte në ndërtesën e kishës së Sant’Andreas në Busseto.

Sipas raportimkt të Parma Today se 56-vjeçari shqiptar ishte duke punuar në çatinë e objektit të kishës, kur ka rënë nga një lartësi prej të paktën 2 metrash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai u transportua menjëherë në spital me helikopter, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar fraktura të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes së aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment