Diaspora

Mes protestave të dhunshme për vdekjen e Floyd, policët shqiptaro-amerikanë tregojnë profesionalizëm në New York

Mes policëve amerikanë, kanë ndihmuar edhe policët shqiptaro-amerikanë të New York, të cilët janë vlerësuar për profesionalizëm në protestat e fundit kundër vrasjes së Floyd.
Featured image of article: Mes protestave të dhunshme për vdekjen e Floyd, policët shqiptaro-amerikanë tregojnë profesionalizëm në New York Policet shqiptaro-amerikanë.

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen prej më shumë se një jave me protesta masive e të dhunshme, pas vdekjes barbare të George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë nga polici amerikan.

Ndërkohë nga ana tjetër për vet ekipin e oficerëve të policisë ka qenë disi e vështirë menaxhimi i situatës së tensionuar prej protestuesve, pasi parë nga raportimet e mediave vendase situata ka dalë jashtë kontrollit, ku qytetarët kanë shkatërruar dyqane e dhjetëra biznese madje kanë sulmuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Por mes policëve amerikanë, kanë kontribuar edhe policët shqiptaro-amerikanë të New York, të cilët janë vlerësuar për profesionalizëm në protestat e fundit kundër vrasjes së Floyd.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teksa ka kaluar më shumë se një javë, qindra shqiptaro-amerikanë nga uniformat blu të NYPD po u shërbejnë komuniteteve për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, ka deklaruar gazetari Beqir Sina nga SHBA.

Postimi i Beqir Sines ne Facebook.

Prej më shumë se një vajë në mbarë SHBA-në vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan, Derek Chauvin. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston. Nga autopsia ka rezultuar se ai ka vdekur “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga Covid-19 që ishte infektuar prej 3 prillit.

A.C/Dosja.al

Një Koment në “Mes protestave të dhunshme për vdekjen e Floyd, policët shqiptaro-amerikanë tregojnë profesionalizëm në New York

  1. Dmth po rafin protestuesit me shume profesionalizëm!

Shto Koment