Aktualitet

Pandemia në Evropë/ Corriere della Sera: Pse Shqipëria dhe Greqia kanë pasur më pak vdekje nga Covid-19

Kombet më të dobëta kishin një të dhjetën e të vdekurve në proporcion me popullsinë. Ata së pari aplikuan bllokime të rrepta.
Featured image of article: Pandemia në Evropë/ Corriere della Sera: Pse Shqipëria dhe Greqia kanë pasur më pak vdekje nga Covid-19 Foto ilustruese

TIRANË–  Në një kohë që Italia është një ndër vendet më të goditura në Europë si shkak i koronavirusit, mediat vendas u kanë kushtuar një artikull  vendeve si Shqipëria, Greqia, Rumania dhe Bullgaria për shkak se kanë shënuar shumë pak viktima.

Kanë kaluar tre muaj nga përhapja e virusit  edhe në vendin tonë, por të dhënat  e Shqipërisë për Covid-19 janë shumë të ulëta krahasuar me Italinë ku kanë vdekur  mbi 32 njerëz.  Përfshirë  edhe Shqipërinë,  vendet që zakonisht konsiderohen më të varfër kanë fituar, deklaron Federico Fubini për gazetën e njohur italiane “Corriere della Sera”.

Rumania, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Hungaria ose Sllovakia kanë pasur – në proporcion me popullsinë – shumë më pak dhe shpesh më pak se një e dhjeta e vdekjeve të vendeve të pasura të Europës si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka dhe Britania e Madhe.

Në këto shtete ku u përhap virusi, infeksionet kanë qenë në nivele të ulëta duke bërë që Qeveritë të kontrollobnin kurbën e epidemisë dhe ta përkulin atë më herët.

Të dhëna

Fat? Ndoshta. Sepse ndoshta më pak njerëz që ishin infektuar nga virusi u transferuan në atë rajon qendror dhe lindor të Europës në javët vendimtare të janarit dhe shkurtit. Por të dhënat tregojn se ekziston edhe diçka tjetër: Ato vende ishin më modeste, sepse ato ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore.

Kjo është një arsye pse ata nuk morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Spanja dhe vendosën të zbatojnë regjime më të rrepta të bllokimit më herët dhe me më rigorozitet. Këto shtete e dinin që nuk mund të përballonin rreziqet.

Fotografimi i situatës së Covid-19

Nisur nga data 15 mars përmes fotografimit të 15 marsit na lejon të kuptojmë se si u zhvendos rrugëtimi i dy pjesëve të Evropës, më të pasurit në Perëndim, më pak të pasurit në Lindje.

Në atë kohë Italia kishte rregjistruar 1.809 viktima nga koronavirusi dhe 24.000 raste. Ndërsa Spanja konfirmoi 294 vdekje dhe 7.988 të infektuar, por pjesa tjetër e Evropës mund të mendonte se ata ishin pothuajse të pasigurt. Franca, vendi i tretë që më pas u godit në madhësi absolute, pati 127 vdekje dhe 5.423 raste infeksioni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata

Duke parë Indeksin e Përgjigjes së Qeverive për Reagimin nga Universiteti i Oksfordit, që përcakton me një pikë shtetet totalisht të hapura dhe me 100 ato totalisht të izoluara, në mes të marsit vendet e varfra kishin lëvizur, në bazë të asaj që po ndodhte në Itali. Shqipëria kishte 84 të infektuar, Sllovakia 71, Rumania 67, Polonia 60, Hungaria 59, Greqia 57. Ndërsa vendet më të pasura dukeshin më të qeta (Gjermania 37, Franca 50, Belgjika 53, Britania e Madhe 11, Zvicra 46).

Një shtrëngim i pothuajse gjithë Evropës Perëndimore do të vinte vetëm në fund të marsit, 10 ditë më vonë, kur tani ishte e qartë se epidemia nuk ishte vetëm një problem me Italinë apo Spanjën. Ishte një 10 ditësh fatal, e cila mund të kushtonte dhjetëra mijëra vdekje.

Shenjat

Dy muaj e gjysmë më vonë, janë të gjitha shenjat se nënvlerësimi i vendeve më të pasura në Europë ka rezultuar me një kosto shumë të lartë. Në  bazë të të dhënave të Ëorldometer, Shqipëria sot ka vetëm 11 vdekje për një milion banorë, nga 536 vdekje në Britaninë e Madhe. Greqia ka 16 vdekje për milion banorë, Belgjika 795. Sllovakia 5 të vdekur, Franca 432. Rumania 60. Gjermania 99, ndërsa Polonia 60 për një milion banorë.

Ndërgjegjësimi

Kjo pandemi dramatike nuk është sigurisht konteksti i përshtatshëm për shëmbëlltyrat gjenerike dhe moralizuese mbi vlerën e maturisë dhe rreziqeve të qenësishme të vetëbesimit të tepërt. Por, vetëdija për brishtësinë e tyre duket se u ka bërë vendeve fqinje si Shqipëria ose Greqia një shërbim të shkëlqyeshëm.

Burimi: CorrieredellaSera

A.C/Dosja.al

Shto Koment