LIVE UPDATES
Art&Argëtim

DOSJA-SHOWBIZZ/ ‘E lagu, se lagu’, historitë epike të personazheve shqiptarë, ‘pseudo’vip-at e zhytur në lidhje me k

29 Dhjetor 2019, 16:33 Nga DOSJA

 TIRANË- Me siguri shumë njerëz janë zhgënjyer nga VIP-at  që ata mund të kenë idhull për shkak të zbulimit të skándaleve, trádhtive, máshtrimeve apo ryshféteve që kanë marrë ose dhënë për interesat e tyre personale. Përgjatë vitit 2019, numërojmë disa histori të bujshme që kanë lënë shenjë në botën e showbizzit.

Fërkimi me Flori Mumajesin dhe lidhja e Jonida Maliqit me Romeo Veshaj

Le ta nisim me historinë e këngëtares, Jonida Maliqi që na bëri lëmsh të gjithëve. Asaj dhe Flori Mumajesit, dy personazheve me plot histori suksesi, që janë njohur prej vitesh si artitët më të mirë  të këtij brezi jua zhveshën maskën që kishin mbajtur prej kaq shumë kohësh. Nuk po e kuptoni ç’lidhje kanë dy emra kaq të njohur në një skándal të tillë? Po Po, lexoje sërish, me zë dhe me figurë u pa që Jonida Maliqi ndante momente íntime me Flori Mumajesin në mes të rrugëve të Parisit. Po ajo sapo deklaroi lidhjen me atë çunin e ri të Al Pazarit? Epo për të paska radhë për të gjithë mesa duket. Ndonëse Jonida u përfol gjatë për lidhjen e saj me aktorin  e humorit, Romeo Veshaj, shumë vite  më i ri se ajo, por si për fundvit videoja që qarkulloi në rrjet është edhe më e bujshme sesa ajo romanca e pushimeve verore në plazhet e jugut të Shqipërisë me Romeon. Kujtojmë që Jonida u shfaq në  publik  me një të dashur me të ri, personazh publik, siç është Romeo, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ndau rreth 15 vite bashkëjetesë. E si frut i asaj dashurie ka ardhur edhe djali i tyre, Dan. Ndërkohë  në gjithë këtë  kohë duket se këngëtarja nuk paska mundur të  gjejë dashurinë e jetës së saj… Nuk dihet ende me kë është Jonida. Ndaje mendjen motër dhe na e thuaj…

 “E lagu se lagu”…Shérret për Festivalin e RTSH-së

Festivali i 58 i Këngës në RTSH, këtë vit akoma pa nisur ngjalli debat e mjaft pólemika. Sot që flasim dimë si fituese që do të na përfaqësojë  në Eurovizion, këngëtaren Arilena Arën, por vetëm një muaj  më parë në rrjet qarkulloi për ditë me rradhë, reagimi i áshpër i kompozitores Diana Ziu e cila fajësonte regjisoren Vera Grabocka për gjithçka kishte organizuar. Megjithatë, pas këtyre fjalëve të  gjithë e “fjetën” mendjen se këtë vit fitoren e kishte të sigurt Elvana Gjata mes gjithë grupit të artistëve pjesmarrës. Që në natën e parë u pa që diçka çalonte, këtë vit ndryshe nga 57 vite të tjera stafetën e kishte marrë vetëm një “këngëtare” dhe ajo ishte moderatorja e njohur Alketa Vejsiu. Ajo tha para gjithë shqiptarëve që Festivali ishte i saji  para se të jetë i publikut. Pas çdo performance të artistëve në garën për në Eurovizion radhën e kishte Alketa për të kënduar. Për të kënduar apo për të treguar fustanet e saj mahnistës në të gjitha ngjyrat, këtë me siguri e keni kuptuar edhe ju më së miri. Edhe pse më shumë dëgjuam këngëtarë të huaj në skenën e Pallatit të Kongreseve dhe Alketa Vejsiun me monologje, në natën finale Elvana Gjata  u mërzit  si fëmijë, nuk i pëlqeu çmimi i dytë, por as sa për sy e faqe, nuk e uroi Arilenën për fitoren jo më ta përqafonte ashtu siç e do tradita.  E vetëm një ditë pas natës finale Alketa  zbuloi pse Elvana u mbyll në dhomën e zhveshjes e la gazetarët pas derës për t’i marrë një intervistë. Ngatërresa paska qenë mes Verës dhe Alketës, sepse në reagimet e saj kjo e fundit i kërkoi falje Elvanës që nuk rrëmbeu kupën. Por siç të gjithë e dimë, Arilena është një  artiste që u rrit në Klan, dhe sot kur ajo kthen kokën pas falenderon Vera Grabockën për ndihmën që i ka dhënë. Polemikat dhe krítikat qenë të shumta, por kjo çudia e madhe që ndodhi në festivalin e këtij viti, duket që po  shkon përtej  artyre 3 ditëve të famshme, pasi gjithçka ka mbetur kështu e pérçarë, sespe sëbashku me gjithë emrat e sipërpërmendur, në mes të kësaj “meseleje” përfshihet edhe juria që ka marrë goxha krítika. Ndërkohë Rita Petro një nga anëtaret e jurisë ka deklaruar se krítika e Alketës është e pafalshme. Ec e merre vesh si të jetë vërtet historia…

 Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Moderatorja Arbana Osmani është ndër të paktat personazhe televizivë, që publiku e donte shumë dhe nuk priste të zhgënjehej prej saj.  Është po e njëjta, me të njëta aftësi moderimi,  e zonja për të drejtuar emisione dhe për të mbërthyer para ekranit me mijëra ndjeskës, por shqiptarët u zhgënjyen prej saj në momentin kur edhe ajo vetë e pranoi lidhjen me regjisorin Eduart Grishaj.  Dibranët që e ndiqnin me shumë kënaqësi moderatoren, “hoqën” dorë prej saj, dhe komentet e tyre për të personazhin ‘VIP’ nga krahina e tyre ishin nga më të  ndryshmet: Doli duarsh dhe kjo, aa s’ka njerëz të mirë sot, etj etj.

Arbana u nda nga babai i djalit të saj Jon, Ardit Kero, me të cilin nuk u veshën kurrë si nuse dhe dhëndër, për tëbërë një das dasëm, përveçse mbanin unazat  në gisht. Në muajt  e parë të këtij viti unaza nuk u pa më në dorën e moderatores, pasi shkak për këtë ishte bërë romanca me regjisorin e njohur Eduart Grishaj. Ajo dhe i dashuri i saj i ri nuk po e  mbajnë  më të fshehtë  lidhjen e tyre, dhe duket që po e shijojnë në maksimum këtë raport që kanë krijuar sëbashku. Paçka se dashuroi një femër që ka edhe një djalë, Eduarti  ka treguar se me djalin e Arbanës, Jonin kalon shumë mirë dhe për të s’ka qenë aspak pengesë një gjë e tillë.  Marrëdhënia e tyre tashmë duket se është teje e konsoliduar, dhe Arbana vazhdon të jetë po e njëjta profesioniste si gjithnjë. Sa për fjalët e miletit… ehuha…

Stresi dhe Kejsi

Stresi i ka dhënë fund lidhjes me ish-të dashurën e tij, Kejsi duke deklaruar se akoma vazhdon të jetë një burrë i martuar pavarësisht se nuk vijon të jetë në raportin e mëparshëm  me Kejsin. Dashuria e madhe që ata kishin për njëri-tjetrin bënte githmonë bujë, ose ky ishte synimi i reperit që të ndante dhe me publikun sesa mirë ishte lidhja e tij e dashurisë me bukuroshen shqiptare që jetonte në Kanada. Mirpo árrestimi dhe dénimi me 6 muaj búrg i Stresit duket se solli pérçarjen në çift.  Edhe pse pak ditë pas daljes nga búrgu dyshja e njohur ndanë momente me njëri-tjetrin si dy partnerë, ndodhi çudia e papritur që Stresi deklaroi se i dha fund lidhjes së tij me Kejsin. Megjithatë duket se ndjenjat akoma nuk janë shuar mes tyre, pasi si këngëtari edhe ish-e dashura e tij publikojnë në rrjetet sociale mesazhe të kodouara për njëri-tjetrin. Dhe fakti që e vëreton më shumë se ata janë drejt një ribashimi, është afrimiteti  i ngushtë që Kejsi ruan akoma edhe pas ndarjes, me prindërit e Stresit. Ky fakt dhe “unë jam burrë i martuar”, deklarata e  fortë e këngëtarit  tregojnë se ndonëse të “ndarë” për publikun dhe mediat, ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin.

Mozzik dhe Loredana, dyshja e çmendur e Kosovës

Të njohur ndryshe me emrat “Bonnie dhe Clyde” si shkak i akuzave ndaj Loredanës në Zvicër për mashtrim të një shume të majme parash, dyshja e njohur vazhdon të jetë kryefjala e mediave rozë. Edhe pse sëbashku dolën me një deklaratë duke hedhur poshtë çdo ákuzë, çifti nuk pa më një ditë të bardhë, duke ngritur dyshimet për një ndárje. Dhe rezultoi e vërtetë pasi vetë Loredana përmes një postimi në rrjetet sociale pranoi publikisht se është ndarë nga Mozzik. Ndërkohë dy ish-partnerët kanë një motiv që i mban akoma bashkë, dhe ajo është vajza  e tyre, Hana.  Ndërkohë nga postimet në rrjetet sociale reperja shqiptare, ka treguar se që prej kohësh se ndarja nga Mozzik e ka bërë të ndihet më mirë dhe po e shijon më shumë me gjithçka bën, kalon kohën me mikeshat e saj, merr pjesë në festivale. Jo vetëm për të kënduar vetë, por tashmë  edhe për të ndjekur nga afër shpirtin e saj binjak, reperin e njohur gjerman, Bonez MC. Duket qartë se Loredana  ka nisur një lidhje dashurie  me këngëtarin e njohur, dhe këtë e ka treguar në fotot që ajo ka ndarë në rrjetet sociale, duke i shoqëruar fotot e tij me zemra të kuqe. Loredana ia hodhi paq me ákuzat që mori në Zvicër, harroi mbështetjen që i dha Mozzik e tashmë po shijon romancën e saj të re, në krahët e reperit gjerman.

Zogu i Tiranës, tutor próstitutash dhe ofrues séksi në grup

Një muaj më parë, më datë 24 nëntor,” Zogu i Tiranës” u árrestua nga Policia e Tiranës për  ‘shfrytëzim próstitucioni’ dhe “próstitucion”. Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që është árrestuar. Ai u bë i njohur nga emisioni i mëngjesit në Tv Klan, “Aldo Morning Show”, më pas në ‘Ditë e Re’ në “RTV Ora” duke u angazhuar gjithmonë e më shumë në botën e televizionit, e së fundmi ai ishte pjesë e emisionit më të ri, “Casa de Los 3s  në “Rtv Ora”, duke e lënë në mes punën në këtë format. Nikaj kishte krijuar tashmë imazhin e tij dhe bënte pjesë në shoqërinë e VIP-ave shqiptarë me të cilët ndante shumë kohë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj, në vendet më luksoze si Dubai apo ishujt piktoreskë të Greqisë. Por teksa  shfaqej  kështu në publik, si një njeri që nuk bën dot pa luks, një personazh televiziv i ndjekur e nga ana tjetër me një biznes të tijin, ”Zogut  të Tiranës” iu hapën flatrat…. Nga hétimet e prokurorisë rezulton se ai i përdorte qendrat estetike, jo vetëm për shërbimet bazë por klientëve u ofroheshin edhe shërbime séksi nga vajzat, kundrejt pagesës. Zogu për fat të keq do t’a kalojë natën e ndërrimit të viteve në qéli.

Shérri mes tre vajzave: Oriola Marashi, Einxhel Shkira dhe Kejvina  Kthellës

Tre vajzat e njohura për publikun shqiptar në verë të këtij viti u përfshinë në një shérr që bëri bujé në median rozë. Shkak për shérrin mes Oriolës, Einxhelit dhe Kejvinës ka qenë një djalë. Oriola dhe Kejvina janë bërë bashkë dhe kanë rráhur në mes të natës Einxhelin. Lajmi mori  dhenë dhe duket se për vajzat diçka e tillë nuk i shqetëson aspak, pasi me shumë  qetësi e kanë kaluar duke dhënë edhe mendime për ngjarjen që ndodhi. Por vetëm pak ditë më parë ishte sërish Einxheli ajo që i hodhi “benzinë” zjárrit. Në një intervistë ajo u shpreh se i ka falur dy vajzat  që e rráhën, dhe se këtë gjë e ka bërë për shkak se është shumë  feministe dhe mbështet gratë, femrat dhe vajzat.  Menjëherë erdhi reagimi i Kejvinës e cila tregoi se situata  nuk është aspak e tillë siç e shpjegon Einxheli, duke i thënë se ajo mund t’i nxirrte mesazhet që t’i tregojë publikut kush është në të vërtetë. Si Kejvina gjithashtu pati edhe një reagim nga Oriola ku të dyja sëbashku hodhën poshtë çdo fjalë që Shkira deklaroi në Intervistë.

U ndanë apo jo Robert Berisha dhe Nora Istrefi?

Çifti simpatik nga Kosova, Nora dhe Roberti që njëkohësisht janë edhe prindër të një vajze gjatë verës  së këtij viti i dhanë  fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare. Por sikundër shumë çifte të tjerë që përfundojnë në dívorc, dy këngëtarët e njohur kanë shmangur deklaratat e tyre kritike kundrejt njëri-tjetrit pas momentit të ndarjes. Nuk kanë vepruar si shumë të tjerë që “vjellin” vrer për ish-partnerin/en, përkundrazi është parë herë pas here që Roberti  në çdo intervistë ku i është kërkuar të flasë për nënën e Renesë, Norën, këngëtari ka thënë se do ta dashurojë deri në vdekje dhe se vetëm ajo i ndan. E nga ana tjetër, Nora është treguar më e rezervuar në intervista apo emisione, por gjithmonë dërgon mesazhe të koduara drejt Robertit. Së  fundmi ajo reagoi hapur, teksa Roberti konkuronte në Festivalin e Këngës  në RTSH, dhe i uroi suksese, gjë që edhe nga  këngëtari pati të njëjtin reagim i cili ripostoi urimin e Norës për të, ndërsa edhe ai e uroi për këngën e re që ajo piblikoi. Nuk dihet se çfarë mund t’i ketë çuar në ndarje dy këngëtarët, për sa kohë vijojnë të ruajnë një marrëdhënënie të mirë edhe më pas.

Lidhja e Kejvina Kthellës me átentatorin e prokurorit Redjan Rraja

Kejvina Kthella është përfolur përgjatë gjithë këtij viti pasi është pëfshirë në disa skándale duke zbuluar shumë mistere për jetën e saj të vërtetë, veç asaj që servir për fansat në rrjetet sociale. Një bukuroshe e tevizionit shqiptar që u bë e njohur në emisionin “Xing me Ermalin” në  Tv Klan, eksperiencë  kjo që i hapi rrugët e suksesit, por pas largimit të saj nuk ka pasur asgjë tjetër veç shérreve dhe próblemeve me pólicinë. Kejvina ashtu si në rrjetet sociale edhe emisionin e Ermal Mamaqit shfaqej teje próvokuese, me veshje ekstavagante që i nxirrnin në pah asetet e saj. Kejvina tregonte se bënte një jetë luksoze, me rroba markë, udhëtime në vende të ndryshme të botës dhe makinë luksoze që kap një vlerë marramendëse, prej 30 mijë eurosh. Me átentatin e Prokurorit Ndoja, doli në pah edhe lidhja që Kejvina kishte me Redjan Rrajën, personi i cili ákuzohet për átentatin në fjalë, ku mbeti i vdékur Andi Maloku. Duke qenë në një lidhje me Rrajën, Kejvina u bë pjesë e hetimeve të atentatit për Prokurorin Ndoja. Prókuroria e Krimeve të Rënda i sékuestroi asaj telefonin, llogaritë bankare dhe makinën super luksoze “Audi-in”, që shpesh herë është parë të publikojë foto nga ky automjet. Arsyeja që çoi në zbulimin e kësaj hisotrie dashurie ishte rruga që Redjan Rraja kërkoi t’i shpëtonte arréstimit, duke deklaruar se në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje, ai ka qenë me të dashurën e tij, Kejvina Kthella.

Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë dy balerinët e njohur që kanë  bërë lëmsh publikun që prej ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja e tij, Klaudia Pepa. Herë tregojnë se janë në një lidhje, e në deklaratat e tyre thonë të kundërtën. Herë-herë tregojnë se janë ndarë akoma pa  dalë në  publik si të dashur.

Alba Hoxha ka qenë prej shumë kohësh tashmë në qendër të mediave rozë për shkak të romancës së saj  me koreografin e suksesshëm, Albi Nako. Ndonëse qarkulloi lajmi se çifti u nda pa e bërë publike lidhjen e tyre, por  sëfundmi gjatë netëve të festivalit  të 58 të RTSH, u tha se dyshja është parë sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrin, fakt ky që ngre dyshime për lidhjen e tyre. Por teksa Alba ka qenë pjesë e trupës së baletit në performancën e Elvanës, ish-bashkëshortja e Albit, Klaudia i ka uruar suksese Arilenës, këngëtares që fitoi kupën, ku në një bisedë me fansat ajo ka thënën troç që ia tashmë nuk i ka lënë vetëm vendin si balerinë e mirë por edhe ish-bashkëshortin e saj.

Ndonëse nuk ka një foto që të provojë lidhjen e tyre të dashurisë, por komentet  mes tyre, mesazhet e koduara dhe sëfundmi thumbi i Klaudias në rrjetet sociale, tregon hapur gjithçka.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz historitë epike të personazheve vip pseudo’vip-at vip-at shqiptare historitë epike të personazheve vip pseudo’vip-at vip-at shqiptare

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni