
USTER– Megjithatë në qytetin Uster mësimi në shkollën shqipe do të fillojë një muaj më vonë. Lajmi konfirmohet nga mësuesi i saj Vaxhid Sejdiu.
“Ne do të vazhdojmë mësimin në distancë. Ashtu sikurse e kemi bërë deri më tani. Komunikimi mes nesh (mësues-nxënës), detyrat, përgjigjet, letrat, dëshirat, pyetjet nuk kanë qenë asnjë ngarkesë për ne, por një lehtësim për ta kaluar këtë kohë pandemie.Ky muaj do të kalojë dhe ne do të jemi të gjithë së bashku në bankat shkollore të mësimit në gjuhën shqipe”, shprehet Sejdiu.
Pak ditë përpara se të konfirmohej hapja e shkollave shqipe në Zvicër, një video mjaft emocionuese mbërriti në redaksinë e “Diaspora Shqiptare”. Nxënësja e klasës së dytë të shkollës shqipe në Uster të Zvicrës, Gresa Shala, me nje shqipe të rrjedhshme shpreh mallin për shkollën, klasën e gjuhës shqipe dhe bashkëmoshatarët e saj.
Risjellim në vëmendje se përpos shkollave, do të rihapen edhe dyqanet, muzetë, bibliotekat dhe restorantet, me kusht që të respektohen masat parandaluese, sikundër distanca sociale. Ky vendim vjen pas tetë javësh qendrimi në banesë.
Marrë nga Diasporashqiptare