Aktualitet

Vrau vëllanë më 2014, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër, si tentuan ta fshihnin familjarët ngjarjen (Emri+VD)

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të tij.
Featured image of article: Vrau vëllanë më 2014, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër, si tentuan ta fshihnin familjarët ngjarjen (Emri+VD) Foto nga arrestimi

SHKODËR- Policia ka vënë në pranga në pikën kufitare të Hanit të Hotit një 38-vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e të vëllait. Mhill Shytani 6 vite më parë dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij, ngjarje kjo e ndodhur më 23 prill 2014.

Njoftimi i policisë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestohet në Shkodër, 38-vjeçari M.Sh., i shpallur në këkim për vrasjen e vëllait të tij.Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Policia bën me dije se, më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment